Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit L.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, raporton Drejtësia Sot.
Sipas Prokurorisë, më 24 gusht 2022, në Komunën e Malishevës, pikërisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri L.H., dyshohet se i ka shkaktuar lëndime trupore bashkëshortes se tij shtatzënë, të dëmtuarës M.P.
Në komunikatë thuhet se, pas një mosmarrëveshje të cilën e kishin pasur mes vete, i pandehuri L.H. e kishte gjuajtur me një shishe birrë e cila nuk e kishte goditur dhe pastaj ishte ngjitur lartë në katin e dytë dhe duke e kapur për krahu e kishte tërhequr zvarrë shkallëve deri poshtë.
Më këtë rast, të dëmtuarës M.P. nga zvarritja nëpër shkallë i ka shkaktuar lëndime trupore, të cilat thuhet se janë të përshkruara në raportin mjekësore të lëshuar nga QKMF Malishevë.
Prokurori i rastit ndaj të pandehurit L.H., ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjakovë, që të caktoi masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.
Sipas komunikatës, i pandehuri L.H. me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 25 gusht 2022.
Lajmet në fokus