Prokuroria ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të tjerë që dyshohet se dhunuan të miturën njëmbëdhjetë vjeçare.
Lajmin për “Drejtësia Sot” e ka konfirmuar Laureta Ulaj, zyrtare për informim publik pranë Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Sipas Ulajt, kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve të tjerë i është paraqitur sot Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Ndryshe, të hënën, kjo Gjykatë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve të tjerë për dhunimin e të miturës.
Kurse, Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është identifikuar edhe i dyshuari i pestë, për të cilin policia është ende në kërkim.
Në bazë të raportit të Policisë së Kosovës, dyshohet se e mitura njëmbëdhjetë vjeçare është dhunuar ditën e shtunë, në Prishtinë, ndërsa në kryerjen e kësaj vepre penale thuhet se kanë marrë pjesë pesë persona.
“Drejtësia Sot” po raporton në vazhdimësi lidhur me këtë rast, link: https://www.rolpik.org/dhunimi-i-njembedhjete-vjecares-policia-jep-detaje-per-tre-te-dyshuarit-e-tjere/
Lajmet në fokus