Në Gjykatën Themelore në Prizren– Departamenti i Përgjithshëm, është dhënë fjala përfundimtare në rastin ku paditësit G.H, A.M, B.N, D.A dhe E.T kërkojnë anulimin e njoftimit të datës14.02.2022 në web faqen zyrtare të komunës së Prizrenit, raporton Drejtësia Sot.
Përfaqësuesi i paditësve, gjatë seancës të së martës deklaroi se fjalën përfundimtare gjykatës do ta dorëzon me shkrim dhe i propozon gjykatës që t’i ketë parasyshë të gjitha rrethanat dhe në rastin e marrjes së vendimit ta aprovojë si të bazuar padinë e paditësve.
Pala paditëse tha se padia ka bazë dhe duhet të aprovohet nga ana e Gykatës sipas propozimit si në kërkesëpadi, duke marrë parasysh që pas administrimit të provave, shtjellimit të tyre, analizimit të seciles veç e veç, e të gjitha së bashku padia dhe kërkespadia janë vërtetuar në tërësi si me bazë ligjore.
Në fjalën e tij përfundimtare përfaqësuesi i palës paditëse thekson se është vërtetuar fakti se paditësit kanë konkuruar sipas konkursit të shpallur nga Komuna e Prizrenit dhe të njëjtit kanë kaluar te gjitha fazat e parapara sipas konkursit. Sipas tij Gjykata ka vërtatuar se qëllimisht Komuna e Prizrenit nuk i është përgjigjur kërkesave te datës 04.03.2022, gjegjësisht ka shkelur afatet e parapara për përgjigjen në kërkesa.
Ndër të tjerash ai ka theksuar se gjykata gjatë procedurës së provave ka vërtetuar në tërësi faktet e treguara në padi dhe gjatë seancave nga paditësit, duke vërtetuar se padia ka bazë dhe duhet të aprovohet në tërësi.
Ndërsa, përfaqësuesi i palës së paditur në fjalën përfundimtare të tij të paraqitur me shkrim pranë kësaj gjykate ka theksuar se mbetet në tërësi si në përgjigjen në padi si dhe deklarimeve në seancat paraprake duke i propozuar gjykatës që padinë e paditësve ta refuzojë si të pabazuar.
Sipas avokatit të komunës së Prizrenit, në bazë të provave dhe fakteve të paraqitura dhe të administruara në shqyrtimin kryesor, gjykata nuk ka arritur të vërtetojë pretendimet e palës paditëse se Komuna e Prizrenit mbi çfarë baze duhet ta anuloj njoftimin duke e cilësuar në tërësi padinë dhe kërkesëpadinë e palës paditëse si të pabazuar.
Ndryshe, paditësit në padinë e parashtruar pretendojnë Komuna e Prizrenit kishte ndryshuar njoftimin e kandidatëve për të paraqitur në konkursin për nënpunës të shërbimeve publike nga Departamenti për Menaxhimin Zyrtarëve Publik, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, e ku në kuptim të dispozitave ligjore është konstatuar se nuk ka bazë ligjore për vlefshmërinë e listës së pritjes për një periudhë njëvjeçare të kandidatëve të pa emëruar.
Sipas padisë është e paqartë arsyeja se pse ekzistojnë dy njoftime ai i datës 14.02.2022 dhe 23.02.2022 si dhe për çfarë arsye nuk është bërë publike për kandidatët dhe të interesuarit sqarimi i dhënë nga DMZP në kuadër të MPB-së.
Po ashtu paditësit kishin parashtruar ankesë komunës së Prizrenit, Kryetarit të komunës dhe Drejtorisë së Arsimit e për të cilën nuk kishin marrë përgjigje.
Ndërsa pala paditëse, Komuna e Prizrenit në përgjigjen në padi lidhur me pretendimet e palëve paditëse i ka cilësuar në tërësi si të pabazuara, duke e kontestuar në tërësi kërkesëpadinë e saj, kjo ngase gjendja e treguar në padi së bashku me prova nuk vërtetohet se ka kushte ligjore për aprovimin e kërkesëpadisë.
Lajmet në fokus