Në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, raporton Drejtësia Sot.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, ku thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në nivel vendi, janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.
Fillimisht, në rajonin e Prizrenit është raportuar arrestimi dhe ndalimi për 48 orë i një të dyshuari që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimave femra kosovare, bashkëshortes dhe vajzës së tij.
Thuhet se i dyshuari gjithashtu ka dëmtuar një derë të një dhome në shtëpinë e tyre dhe ka qenë në ndikim të alkoolit me 1.01 promila.
Gjithashtu Drejtoria Rajonale e Policisë së Prizrenit, ka raportuar se në Suharekë, viktima femër kosovare në vazhdimësi ka pasur dhunë nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është intervistuar dhe pastaj me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në Ferizaj është raportuar se një i dyshuar, deri sa ishte nën ndikim të alkoolit, ka demoluar shtëpinë dhe ka sulmuar viktimën femër kosovare – bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në 24 orët e fundit, rast i dhunës në familje është raportuar edhe nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me ç’ rast është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij.
Në këtë rast, viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor kurse me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti i fundit është raportuar në Pejë, ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Lajmet në fokus