Prokurori i Shtetit ngrit aktakuza kundër 125 personave

Prokuroria

Monitoruar nga Liridon Salihi

13:15 / 01 Korrik 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Prokurori i Shtetit, përmes raportit 24 orësh, njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 100 aktakuza kundër 125 personave, për vepra të ndryshme penale, raporton Drejtësia Sot.

Për nga numri i aktakuzave të ngritura gjatë 24 orëve të fundit, prin Prokuroria Themelore në Prishtinë me 66 aktakuza kundër 73 personave.

Po ashtu, sipas këtij raporti, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 10 persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur 11 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 12 personave.

Përvec aktakuzave të ngritura, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë janë ndaluar 4 persona dhe janë paraqitur 3 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 3 personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 1 person, ka parashtruar tri 3 kërkesa përcaktimin  e paraburgimit për 4 persona dhe ka ngritur 14 aktakuza kundër 19 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka ngritur asnjë aktakuzë ndërsa ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi të pandehur. 

Kurse, me urdhër të prokurorit nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, është ndaluar 1 person për 48 orë dhe janë ngritur 10 aktakuza kundër 15 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 3 persona të dyshuar, në tre raste të ndara, si dhe, ka bërë 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër 1 personi të dyshuar.

Sipas këtij raporti, nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë është parashtruar një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person si dhe janë ngritur 6 aktakuza kundër 7 personave.

Në fund, nga të dhënat për Prokurorinë Themelore në Ferizaj thuhet se ky institucion, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar, ka parashtruar dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave dhe ka ngritur 10 aktakuza kundër 11 personave, për vepra të ndryshme penale.