Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje, raporton Drejtësia sot.
Sipas këtij raporti, rasti i parë është raportuar nga Drejtoria e Policisë në Prishtinë, ku në qytetin e Podujevës i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij kosovare. Viktimave u është ofruar tretman mjekësorë kurse i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Kurse në Ferizaj, Drejtoria Rajonale e Policisë ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj bashkëshortes së tij, femër kosovare. Policia bën të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Në Prizren, nga Drejtoria Rajonale e Policisë është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte sulmuar fizikisht duke e goditur viktimën kosovare (nënën e tij). Viktimës i është ofruar tretman mjekësorë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Në 24 orët e fundit, rast i dhunës në familje është raportuar edhe në nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ku në Istog i dyshuari kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare, si dhe e ka larguar nga shtëpia. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.
Nga Drejtoria e Policisë së Gjakovës, është raportuar se në Malishevë i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes së tij kosovare. Viktima është dërguar në shtëpi të sigurt. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari pas intervistimit të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
Në Gjakovë gjithashtu është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se kishte keqtrajtuar bashkëshortin e saj, viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që e dyshuara pas intervistimit të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
Lajmet në fokus