Lista e gjyqtarëve të rinj që u dekretuan nga Presidentja Osmani

Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Monitoruar nga Liridon Salihi

19:29 / 08 Korrik 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Republikës së Kosovës nga sot i’u shtuan edhe 48 gjyqtarë të rinj që u dekretuan nga Presidentja Vjosa Osmani.

Emrat e kandidatëve që kishin plotësuar kriteret për t’u emëruar në pozitën e gjyqtarit të gjykatave themelore u propozuan nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK).

Lista e plotë e kandidatëve të propozuar për dekretim në pozitën e gjyqtarit është e qasshme në këtë link: https://www.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/jobs/61959_KGJK_Lista_kandidateve_qe_kane_kaluar_provimin_per_gjyqtar.pdf

Lista e aprovuar nga KGJK më 5 maj 2022, përbëhej nga 49 kandidatë për gjyqtarë në gjykatat themelore mirëpo janë dekretuar vetëm 48 prej tyre.

Në takim me gjyqtarët e rinj të dekretuar, Kryesuesi Albert Zogaj ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me gjyqtarët me qëllim të forcimit të sistemit gjyqësor.

Tutje, Zogaj ka kërkuar nga gjyqtarët e rijnë përkushtim dhe angazhim sa më të lartë, duke theksuar se së bashku do i japin një kthesë të rëndësishme sistemit gjyqësor brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Duke u bazuar në ligjet në fuqi, kandidatët për gjyqtarë para se të dërgohen tek Presidentja për emërim, i janë nënshtruar procesit të zgjedhjes, proces të cilin e ka udhëhequr KGJK.

Gjyqtarët e emëruar do të shpërndahen nëpër shtatë (7) gjykatat themelore të Republikës së Kosovës.

Kujtojmë që në konkursin për gjyqtarë në Gjykatat Themelore të Republikës së Kosovës ishin paraparë të plotësoheshin 54 pozita, ku 8 prej tyre ishin te rezervuara për kandidatët nga komuniteti serb.

GLPS/Drejtësia Sot i ka monitoruar të gjitha fazat e këtij konkursi dhe e ka vlerësuar si një ndër proceset me transparente brenda sistemit gjyqësor.