Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka marrë vendim për shpalljen e konkursit edhe për 37 gjyqtarë të rinj për nivelin e gjykatave themelore, raporton Drejtësia Sot.
Një vendim i tillë u mor sot në mbledhjen e 291-të më radhë të KGJK-së, ku u vendos që 7 nga 37 pozitat e konkursit të ri të jenë të rezervuara për kandidatët nga radhët e komuniteteve.
Po ashtu, KGJK ka themeluar edhe Komisionin Rekrutues i cili do të jetë në përbërje nga Kryesuesi Albert Zogaj, gjyqtarja Drita Rexhaj, gjyqtari Fidan Hoxha, Kryetari i Supremes Enver Peci dhe gjyqtarja Snezhana Mihajlovic.
Kurse anëtarë rezervë të këtij komisioni janë caktuar gjyqtarja Arjeta Sadiku dhe gjyqtarja Kadrije Bogaj-Lubishtani.
Ndërsa, në Komisionin për Rishqyrtim të ankesave u caktuan gjyqtarët Qerim Ademaj, Ragip Namani, Gani Avdiu, kurse si anëtarë rezervë u vendos që të jenë gjyqtarët Avni Mehmeti dhe Burim Shala.
Kujtojmë që më datë 8 korrik 2022, janë emëruar 48 gjyqtarët e rinj nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa të njëjtit sot kanë filluar me trajnimin fillestar në Akademinë e Drejtësisë.
GLPS/Drejtësia Sot po raporton në vazhdimësi për vendimet që po merr KGJK në takimin nr. 291, link
Lajmet në fokus