Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj ka theksuar se nga data 1 gusht 2022 do të fillojë zyrtarisht punën Gjykata Komerciale e Republikës së Kosovës.
Drejtësia Sot raporton se këtë deklaratë z. Zogaj e dha gjatë takimit të 292-të të KGJK-së, në të cilin u miratua plani i punës si dhe u caktua Ushtruesi i Detyrës së Administratorit të kësaj gjykate.
Po ashtu, në mbledhjen e sotme të Këshillit është marr edhe vendimi për transferimin e lëndëve nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe ajo e Apelit që bien në kompetencë të Gjykatës Komerciale
Tutje, Këshilli ka autorizuar kryesuesin Zogaj që t’i propozojë Kuvendit të Kosovës një ose dy kandidat për emërim në Gjykatën Kushtetuese.
Anëtarët e Këshillit kanë themeluar Komisionin ad-hoc për verifikimin e dokumentacionit të përkthyesve dhe interpretëve gjyqësorë të certifikuar më parë me aktvendime nga ish-Gjykatat e Qarkut.
Më këtë rast u mor vendim që të shpallet edhe njoftimi që këta përkthyes dhe interpret të përfshihen në listën përkthyesve dhe interpretëve ligjor të KGJK-së.
Takimi ka vazhduar me aprovimin e kërkesës së znj. Lindita Jakupi, gjyqtare në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, që kishte të bënte me pushimin pa pagesë në periudhë prej një viti, duke filluar nga data 1 gusht 2022.
Pa praninë e publikut, Këshilli kishte në rend të ditës shqyrtimin e mandatit të Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit të KGJK-së, shqyrtimin e ankesës AD/KGJK/02/2022, të ushtruar ndaj vendimit të autoritetit kompetent AD/GJTHPR/26/22, të datës 04.07.2022, si dhe vazhdimin e shqyrtimit të raportit për lëndën disiplinore Nr.AD/KGJK/04/2022/GJTHPRADGJTHPR/46/21.
GLPS/Drejtësia Sot ka raportuar në vazhdimësi për takimin e sotëm të KGJK-së, link
Lajmet në fokus