Sot bëhet përzgjedhja e kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës së Apelit dhe të Gjykatës Komerciale

Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Monitoruar nga Liridon Salihi

09:20 / 23 Qershor 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) sot ka planifikuar të mbaj takimin e radhës, në të cilin pritet të bëhet përzgjedhja e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit dhe në Gjykatën Komerciale – Dhomat e shkallës së parë.

GLPS/Drejtësia Sot raporton se në garën për njërën nga tri pozitat për gjyqtar të Apelit janë kandidatët-gjyqtarët Pranvera Ademi, Agron Hoxhaj, Ali Kutllovci, Kadrije Goga – Lubishtani, Shaban Shala, Skënder Shala, Valbona Musliu, Violeta Namani, Murat Hulaj, Naime Ahmeti, Naser Foniqi, Ramush Bardiqi, Skënder Çoçaj dhe Violeta Husaj.

Kushtet për ngritje në detyrë si gjyqtar i Apelit i kishin plotësuar edhe kandidatët/gjyqtarët Atdhe Berisha, Binak Duqi, Sabedin Mushica, Suzana Qerkini, Adnan Konushevci, Alajdin Tershnjaku, Kymete Kicaj, Mentor Hajraj, Mevlide Kosumi-Qarri dhe Saranda Bogaj, mirëpo të njëjti janë tërheq nga gara para fillimit të intervistave.

Kurse sa i përket konkursit për nëntë pozita për gjyqtarë të Gjykatës Komerciale – Dhomat e shkallës së parë, në garë janë kandidatët Alajdin Tershnjaku, Arnis Dumani, Gent Bekeri, Fatos Sejdijaj, Fisnik Nuli, Hasan Kryeziu, Rexhep Gashi, Verona Dibra dhe Vlera Pacolli.

Kandidatë për njërën nga nëntë pozitat në Gjykatën Komerciale ishin edhe gjyqtarët Bajram Miftari dhe Përparim Zeka, por ata janë tërheq nga gara para fillimit të intervistave.

Konkurset për gjyqtar në Apel dhe në Komerciale janë monitoruar nga GLPS/Drejtësia Sot, kurse procesi i përzgjedhjes së tyre bëhet përmes votimit nga anëtarët e Këshillit, sipas listës së rekomanduar nga Paneli intervistues.

Përveç përzgjedhjes së gjyqtarëve, KGJK në agjendë ka edhe 15 pika të tjera të diskutimit.

GLPS/Drejtësia Sot monitoron dhe raporton në vazhdimësi për takimet e Këshillit, link: https://www.rolpik.org/shpallen-konkurset-per-disa-pozita-te-lira-brenda-sistemit-gjyqesor/