Institucioni i Prokurorit të Shtetit ka filluar hetimet lidhur me përgjimet dhe shkrimet e publikuara, ku pretendohen afera korruptive brenda institucioneve të Republikës së Kosovës, raporton Drejtësia Sot.
Një gjë e tillë është konfirmuar nga komunikata për media e lëshuar nga Prokurori i Shtetit.
“Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se ka filluar procedurën e verifikimit dhe hetimit për të gjitha shkrimet e publikuara ditëve të fundit në media lidhur me rastet e dyshuara për korrupsion” – thuhet në komunikatën për media.
GLPS/Drejtësia Sot do të raportojë në vazhdimësi lidhur me këtë rast.
Lajmet në fokus