Ndalim policor ndaj të dyshuarit për krime lufte në Kosovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Monitoruar nga Liridon Salihi

12:50 / 03 Qershor 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në fshatin Gurakoc – Komuna e Istogut, është arrestuar një mashkull serb nën dyshimin se i njëjti ka kryer krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë, gjatë viteve 1998-1999, raporton Drejtësia Sot.

Një gjë e tillë është konfirmuar nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, ku ndër të tjera thuhet se i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi i të dyshuarit ka ardhur pas një pune hetimore të kryer nga njësia e Hetimeve të Krimeve të Luftës, e cila ka arritur të identifikoi dhe të arrestoi të  kërkuarin, mashkull serb, për krime lufte të kryera ndaj popullatës civile në Kosovë, në periudhën gjatë viteve 1998-1999.

GLPS/Drejtësia Sot do të vazhdojë raportimin lidhur me këtë rast.