Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka hudhur poshtë si të pa lejuar kërkesën për inicimin e procedurës disiplinore ndaj kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci, raporton Drejtësia Sot.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga vendimi i publikuar në ueb faqen e KGJK-së, ku ky institucion me datë 20 prill 2022, e ka hudhur si të pa lejuar ankesën e paraqitur ndaj kryetarit të Supremes, me pretendimin se i njëjti ka nxjerr vendimin GJS-2022-005, më 24 mars 2022, si vazhdim i diskriminimit flagrant, trajtim arbitrar dhe i pa bazuar në ligj.
Referuar pretendimeve të ankuesit, një vendim i tillë i nxjerrë nga kryetari Peci nuk ofronte siguri juridike dhe trajtim të barabartë.
KGJK, gjatë mbledhjes së 283-të, ka shqyrtuar pretendimet e ankuesit dhe në mbështetje të nenit 9, paragrafi 6 dhe 7, të Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve ka gjetur se kërkesa për inicimin e procedurës disiplinore ndaj kryetarit të Supremes është e pa lejuar.
Sipas KGJK-së, ligji aktual nuk ja ka dhënë mundësinë personave fizik dhe juridik që të parashtrojnë kërkesë për inicimin e procedurës disiplinore tek Këshilli ndaj Autoritetit Kompetent (Kryetarit të gjykatës), kur Autoriteti Kompetent ka konsumuar shkeljen disiplinore apo ndaj një gjyqtari në situata e paracaktuar ligjërisht, sepse për këtë veprim është i autorizuar vetëm Avokati i Popullit.
Kërkesa për inicim të procedurës disiplinore ndaj z. Peci, ishte bërë nën pretendimin se ai si Autoritet Kompetent, në tre raste kishte refuzuar si të pabazuara pretendimet e ankuesit të njëjtë, lidhur me fillimin e procedurës disiplinore ndaj një kryetari të një gjykate themelore.
Situatë e njëjtë kishte ndodhur edhe në kërkesën e fundit për inicim disiplinor ndaj kryetarit të asaj gjykate, mirëpo kryetari i Gjykatës Supreme kishte konstatuar se ankuesi nuk ka ofruar ndonjë pretendim apo argument të ri për trajtim, por vetëm janë përsëritur pretendimet të cilat paraprakisht ishin konsideruar të pabaza.
Sipas KGJK-së, Ligji për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i ka dhënë mundësinë secilit person fizik dhe juridik që të parashtroj ankesë ndaj një gjyqtari tek Autoriteti Kompetent apo tek Avokati i Popullit, i cili duhet që ankesën t’a përcjell tek Autoritet Kompetent, mirëpo nuk ja ka dhënë mundësinë ligjore personave fizik dhe juridik që të parashtrojnë kërkesë për inicimin e procedurës disiplinore tek Këshilli ndaj Autoritetit Kompetent (Kryetarit të gjykatës), kur Autoriteti Kompetent ka konsumuar shkeljen disiplinore apo ndaj një gjyqtari në situata e paracaktuar ligjërisht, sepse për këtë veprim është i autorizuar vetëm Avokati i Popullit.
Në këto rrethana, Këshilli, duke vlerësuar ankesën e parashtruar së bashku me shkresat e bashkangjitura, sa i përket pretendimeve për shkelje disiplinore të Kryetarit të Gjykatës Supreme, me rastin e nxjerrjes së Aktvendimit GJS-2022-005, të datës 24 mars 2022, konstatoj se kërkesa për inicimin e procedurës disiplinore ndaj Kryetarit të Gjykatës Supreme, z. Enver Peci, është e pa lejuar.
Lajmet në fokus