Në vazhdim të takimit nr.288, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka marr vendim për shpalljen e konkurseve për disa pozita të lira brenda sistemit gjyqësor në Kosovë, raporton Drejtësia Sot.
Kësisoj, KGJK ka autorizuar Drejtorin e Përgjithshëm të Sekretariatit, për inicimin e procedurave të rekrutimit sipas fazës së dytë të punësimit, ku parashihet shpallja e konkursit të brendshëm dhe të jashtëm për 33 pozita të lira.
Më pas, anëtarët e Këshillt kanë marrë vendim edhe për shpalljen e konkursit për 82 pozita për bashkëpunëtorë profesional në gjykatat e Republikës së Kosovës, ku 13 nga këto pozita janë të rezervuara për kandidatët e komunitetit serb.
Po ashtu, gjatë këtij takimi, Këshilli vendosi që të shpall konkursin për certifikimin dhe emërimin e ekspertëve gjyqësor dhe konkursin për zgjedhjen e administratorëve dhe zëvendës administratorëve të gjykatave, pozita të cilat janë të lira në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë e Prizren dhe në Gjykatën Komerciale dhe të Apelit.
Gjithashtu, KGJK mori vendim për anulimin e konkursit paraprak për certifikimin e Interpretëve dhe Përkthyesve Gjyqësor (Serbisht–Anglisht dhe anasjelltas), si dhe u vendos që i njëjti konkurs të ri-shpallet, duke i njohur statusin e kandidatit secilit që ka aplikuar paraprakisht.
Përkitazi më konkurset e shpallura, KGJK ka zgjedhur anëtarët e komisioneve përkatëse për vlerësimin e aplikacionit të kandidatit dhe anëtarët e komisioneve për ri-shqyrtimin e ankesave.
Lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me bashkëpunëtorët profesional, KGJK ka miratuar kërkesat për transferimin e katër bashkëpunëtorëve profesional aktual si dhe ka konfirmuar listën finale të konkursit për bashkëpunëtorë profesional, e publikuar më 13 maj 2022.
GLPS/Drejtësia Sot po raporton në vazhdimësi lidhur me mbledhjen e sotme të Këshillit, link: https://www.rolpik.org/kgjk-emeron-nenkryetaren-e-apelit-dhe-kater-gjyqtare-te-gjykates-komerciale/
Lajmet në fokus