Paneli për shqyrtimin e aplikacioneve dhe intervistimin e kandidatëve për ngritje në detyrë për tre gjyqtarë në Gjykatën e Apelit, ka filluar fazën e intervistimit të kandidatëve që kanë plotësuar kriteret për këto pozita, raporton Drejtësia Sot.
Paneli në përbërje nga anëtarët: Qerim Ademaj, Drita Rexhaj, Enver Peci, Afrim Shala dhe Teuta Ibrahimi, ka intervistuar tre kandidatët – gjyqtarët Pranvera Ademi, Agron Hoxhaj dhe Ali Kutllovci, ndërsa në ditët në vazhdim pritet të intervistohen edhe 14 kandidatët e tjerë.
Kujtojmë që Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), konkursin për tri pozita për gjyqtarë të Apelit, e kishte shpallur me 28 shkurt 2021, ndërsa më pas kishte publikuar listën me emrat e 24 kandidatëve/gjyqtarëve të cilët i kishin plotësuar kushtet për këto pozita.
Por, sipas informatave të siguruara nga GLPS/Drejtësia Sot, nga gara për avancim në Gjykatën e Apelit janë tërhequr gjyqtarët: Atdhe Berisha, Adnan Konushevci, Alajdin Tershnjaku, Kymete Kicaj, Mentor Hajraj, Mevlide Kosumi-Qarri dhe Saranda Bogaj.
Kurse, për avancim në njëren nga tri pozitat për gjyqtar të gjykatës së shkallës së dytë, përveç tre kandidatëve të intervistuar sot, mbesin në garë edhe gjyqtarët Binak Duqi, Kadrije Goga – Lubishtani, Shaban Shala, Sabedin Mushica, Skënder Coçaj, Skënder Shala, Suzana Qerkini, Valbona Musliu, Violeta Husaj, Violeta Namani, Murat Hulaj, Naime Ahmeti, Naser Foniqi dhe Ramush Bardiqi.
Sipas agjendës së Panelit, intervistat për kandidatët e tjerë planifikuar që të realizohen më datë 30 maj dhe 2, 3, e 6 qershor 2022.
Bazuar në shpalljen e konkursit, si kriter për të ushtruar funksionin e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, kandidati duhet të ketë së paku pesë vite përvojë pune si gjyqtar.
Ky konkurs organizohet në bazë të Rregullores nr. 01/2014 për procedurën e ngritjes në detyrë të gjyqtarëve (të ndryshuar dhe plotësuar), dhe i njëjti po monitorohet nga GLPS/Drejtësia Sot.
Lajmet në fokus