Vazhdon mbrojtja e të akuzuarve në rastin e rrënimit të aneks objektit “Abi Çarshia”

Gjykata Themelore , Prizren

Monitoruar nga Leutrim Makshana

13:08 / 08 Mars 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Ish-inspektorja e ndërtimtarisë, Egzona Morina-Thaqi ka dhënë mbrojtjen e saj në gjykimin ku së bashku me pesë zyrtar të tjerë komunal po gjykohen për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Drejtësia Sot, njofton se Morina-Thaqi, në këtë çështje po gjykohen edhe ish-kryeinspektori i Komunës së Prizrenit Islam Thaqi, ish-Inspektorja e ndërtimtarisë deputetja Jetmira Vrenezi, si dhe tre ish-zyrtarët Inspektoratit Arian Taraku, Isë Bislimaj dhe Shqipëron Krasniqi.

E akuzuara në këtë proces penalo juridik fillimisht tregoi se punën si inspektore e ndërtimit e kishte filluar përgjatë viteve 2018-2019, dhe gjatë kësaj periudhe e kishte si punë provuese në këtë dikaster.

Përveç tjerash, ajo tha se sa i përket punës si inspektore e ndërtimtarisë në periudhën e lartëcekur, lidhur me këtë rast nuk pasur rrënim të objektit Abi Qarshija, pasi që rrënimi ka filluar pas dorëzimit të lëndës tek ish-inspektorja Vrenezi.

Tutje, e akuzuara Morina-Thaqi tha se për rastin në fjalë nuk kam qenë e informuar se investitori ka aplikuar për legalizim të objektit në fjalë.

E pyetur nga përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Taulant Hodaj se a ka qenë e detyruar inspektorati komunal i ndërtimtarisë ta trajtoj kërkesën për legalizim të investitorit ABI SHPK, Morina-Thaqi deklaroi  meqenëse lënda ishte e problematike kamë kërkuar disa herë nga zyra ligjore e komunës këshilla juridike se si të veprojmë sipas procedurave të rregullta ligjore.

Më pas ajo shtoi, se sa herë janë mbajtur takime për lëndën e Abi Çarshisë kamë kërkuar nga drejtori i inspektorateve të marrim sqarime lidhur me procedurat ligjore.

Ndërsa, ajo tha se nga zyra ligjore kemi marrë përgjigje se lidhur me këtë rast të gjitha procedurat janë të bazuar në dispozita ligjore për sa i përket rrënimit.

Ndryshe, të akuzuarit Isë Bislimaj dhe Arian Taraku deklaruan se dëshirojnë ta shfrytëzojnë të drejtat e tyre ligjore të mbrohen në heshtje.

Pas deklarimit të akuzuarve kryetarja e trupit gjykues gjyqtarja Kimete Kicaj, vendosi që kjo seancë të ndërprehet dhe ajo e radhës do të vazhdoj me 08 prill 2022 me fillim nga ora 10:00

Sipas aktakuzës, të akuzuarit duke shfrytëzuar detyrat apo autoritetin zyrtar i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të shkaktimit të dëmit për “Abi” SHPK – Prizren.

Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prizren, e ngritur 20 dhjetor 2019, përshkruan që zyrtarët komunal Islam Thaqi, Jetmire Vrenezi, Egzona Morina Thaqi, Arian Taraku, Isë Bislimaj dhe Shqipëron Krasniqi kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje në atë mënyrë që realizojnë rrënimin e aneks objektit “Abi Çarshia” duke ditur se i dëmtuari ka dorëzuar aplikacionin për legalizim.

Tutje të pandehurit duke mos i përfillur vendimet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor veprojnë në kundërshtim me ligjet në fuqi me ç ‘rast gjatë rrënimit, “Abi” ShPK në Prizren i shkaktojnë dëm në shumën prej 69.729.66 euro.

Drejtësia Sot, ka raportuar edhe më parë, rrjedhën dhe zhvillimin e këtij rasti:

https://www.rolpik.org/jep-mbrojtjen-ish-inspektorja-e-ndertimtarise-ne-prizren-e-akuzuar-per-rrenimin-e-aneks-objektit-abi-carshia/.

Monitoruar nga: Leutrim MAKSHANA