Stafi i administratës së gjykatës në grevë, dështon gjykimi ndaj zyrtarit policor i akuzuar për falsifikim të dokumentit zyrtar

Gjykata Themelore , Prizren

Monitoruar nga Leutrim Makshana

15:32 / 16 Mars 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Greva e punëtorëve të administratës së Gjykatës Themelore në Prizren, ishte shkak për anulimin dhe mos mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor kundër të akuzuarit Ziber Susuri, raporton Drejtësia Sot.

Zyrtari policor Susuri, po përballet me akuzat lidhur me veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Anulimin e kësaj seance e ka pohuar edhe kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Skender Çoçaj, ku tha se shkak për mosmbajtjen e kësaj seance gjyqësore është greva e punëtorëve të administratës.

Ndryshe, Gjykata e Prizrenit po kryen vetëm disa shërbime të natyrës urgjente.

Sipas aktakuzës i pandehuri Ziber Susuri, si person zyrtar në cilësinë Komandantit të Nënstacionit Policor në Zhur, dokumentin zyrtar të datës 27.03.2021, të lëshuar kundër kundërvajtësës M.E., nga zyrtari policor V.F., dhe D.K., sipas së cilës fletëparaqitje ajo kishte bërë kundërvajtje nga neni 72.1 mirëpo i njëjti ndërhyn në fletëparaqitje duke shënuar të dhëna të rreme se kinse kundërvajtësja e lartëcekur ka kryer kundërvajtje nga neni 78.1 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor.

Tutje aktakuza sqaron se, kundërvajtëses M.E i’u është shqiptuar gjoba në shumë prej 200 euro dhe i është marrë patent shoferi për 3 muaj, mirëpo i pandehuri në këtë rast tek pjesa e gjobës e ndryshon dhe ia bënë gjobën prej 50 euro, anulon masën mbrojtëse dhe pikën negative duke fshirë me laps-kimik edhe vendin ku shkruan “Dokumenti i konfiskuar”.

Drejtësia Sot, ka raportuar vazhdimisht për këtë çështje penale:

Monitoruar nga: Leutrim MAKSHANA