Shtyhet përsëri shqyrtimi fillestar në gjykimin e zyrtarit të gjendjes civile në Ferizaj

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga Qendresa Ismaili

11:44 / 04 Mars 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Ferizaj, për sot ishte caktuar të mbahej shqyrtimi fillestar ndaj zyrtarit të gjendjes civile të Komunës së Ferizajit, Afrim Hyseni i akuzuar për korrupsion, raporton Drejtësia Sot.

Afrim Hyseni po akuzohet se si zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Ferizajit  ka kaluar kompetencat e tij duke lëshuar document në emër të personit i cili nuk kishte qenë prëzent në tërheqjen e dokumentit. Ndërsa, Ismet Isufi akuzohet për falsifikim të dokumenteve, duke nxjerr nga zyra e gjendjes civile document të falsifikuar.

Njësoj si në seancën e kaluar, edhe sot mongoi i pandehuri Ismet Isufi, të cilin Policia e Kosovës nuk kishte mundur t’a gjej në shtëpinë e tij dhe nuk ka arritur të identifikojë vendndodhjen e tij. Për këtë arsye, gjykata mori vendim që të lëshojë letërreshtim që të sigurohet prezenca e tij në procedurë penale.

Andaj, ky shqyrtim gjyqësor u shty për datë të pacaktaur.

Ndryshe, sipas aktakuzuës e cila përfaqësohet nga prokuror Sebahate Sinani, Afrim Hyseni si person zyrtar, syrtar i gjendjes civile në Komunën e Ferizajit akuzohet se kryerer vepravën penale “Keqpërdorim të pozitës apo autoriteti zyrtar” duke lëshuar një document-dëshmi vdekjeje për të ndjerin Zenel Isufi, në emër të bashkëshortes Nafije Isufi, si trashëgimtare e vetme e të ndjerit, pa qenë e njëjta prezente ne zyrën e gjendjes civile.  Tutje, këtë document ia ka dhënë djalit të ndjerit Ismet Isufi, i cili më pas pas këtë document e përdor tek organi kompetent-zyra noteriale me qëllim të krijimit të marredhenieve juridike.   

Ndërsa, Ismet Isufi akuzohet se ka kryer veprën penale “Falsifikim i Dokumenteve” pasi që ka vendosur nënshkrim në emër të nënës së tij në document publik dhe përmes zyrës së noterit ka bërë bartjen e pronës në emër të tij, të cilën e ka shitur dhe ka dëmtuar Nafije Isufin, Sami Isufin dhe Ramadan Isufin.

Drejtësia Sot ka raportuar edhe më herët për këtë rast

Monitoruar nga: Qëndresa Ismaili