Për shkak të grevës së punëtorëve të administrates në Pallatin e Drejtësisë, në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor në rastin e njohur si “Syri i Popullit”, raporton Drejtësia Sot.
Kujtojmë se për këtë rast tashmë po akuzohen të pandehurit Avni Llumnica për veprën penale në bashkëkryerje vrasje e rëndë në tentativë dhe Sadri Ramabaja për veprën penale vrasje e rëndë në ndihmë e mbetur në tentativë në rastin e plagosjes së avokatit Azem Vllasi.
Kështu me të filluar shqyrtimi i sotëm gjyqësor i udhëhequr nga gjyqtari Musa Konxheli kryetar, dhe anëtarët Valon Kurtaj e Valbona Musliu-Seliman anëtar njoftuan se për shkak të grevës dhe në mungesë të zyrtarit ligjor kjo seanca duhet të shtyhet.
Në fund Drejtësia Sot u vendos që gjykimi për këtë rast të vazhdoi më datë 10 dhe 11 maj 2022 ora 9 e 30 minuta. Drejtësia Sot ka raportuar edhe më herët për këtë rast
Monitoruar nga Vullnet Bugaqku
Lajmet në fokus