Për shkak të grevës së punëtorëve të administratës, anulohet të gjitha seancat gjyqësore në Pallatin e Drejtësisë

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga Qendresa Ismaili

10:23 / 01 Mars 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Për shkak të grevës së punëtorëve të administratës të Gjykatës Themelore në Prishitnë, sot janë anuluar të gjitha seancat gjyqësore, raporton Drejtësia Sot.

Sipas kryetarit të grevistëve qëllimi i kësaj greve është për realizimin e disa kërkesave siç janë: aprovimin e ligjit për punëtorët e administratës së gjykatës dhe prokuroirsë; përafrimin e pagave të punëtorëve të administratës me pagat e gjyqëtarëve dhe prokurorëve; realizimin e shuitës ditore prej 3 eurove si dhe udhëtimit ditor prej 3 euro. Po ashtu, si këresë kanë të i’u realizohet pagesa lineare në shumë prej 150 eurove për  çdo punëtorë.

Kryetari i shoqatës sindikale në Prishtinë, Naim Rustemi, gjatë një konference të mbajtur sot në Pallatin e Drejtësisë njoftoi se kjo grevë do të zgjasë deri në realizimin e kërkesave të punëtorëve të administratës.

Drejtësia Sot njofton se për sot kanë qenë të parapara të zhvillohen këto seanca gjyqësore siç janë rasti “Medikus”, ri-gjykimi në  rastin “Inspektorat e Prishtinës”, si dhe një rast i shpërlarjes së parave. Seancat gjyqësore të cilat do të mbahen janë vetëm për rastet me paraburgim dhe të dhunës në familje.

Monitoruar nga: Qëndresa Ismaili