Nesër pritet të bëhet shpallja e aktgjykimit ndaj Kryeshefit Ekzekutiv të “N.P.L Stacioni i Autobusëve Sh.A Gjakovë”, i akuzuar për korrupsion

Gjykata Themelore , Gjakove

Monitoruar nga Jeta Vula

16:41 / 10 Mars 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Drejtësia Sot, njofton se nesër pritet të bëhet shpallja e aktgjykimit ndaj Kryeshefit Ekzekutiv i “N.P.L Stacioni i Autobusëve Sh.A Gjakovë”, Flamur Bicurri, i akuzuar për veprën penale të mos raportimit të pasurisë.

Bicurri, nga ana e Prokurorisë së Gjakovës po akuzohet se  ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për deklarimin e pasurisë, duke mos e paraqitur biznesin e djalit të tij në formularin për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë.

Aktgjykimi ndaj të njëjtit pritet të shpallet pranë Gjykatës Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, nën udhëheqjen e gjyqtares së vetme gjykuese, Iliriana Hoti.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjakovë me datën 23 mars 2019, i akuzuari Flamur Bicurri, duke qenë në cilësinë  e zyrtarit të lartë publik, përkatësisht Kryeshef  Ekzekutiv i “N.P.L Stacioni i Autobusëve Sh.A Gjakovë”, po akuzohet se ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për deklarimin e pasurisë, duke mos paraqitur të dhënat e kërkuara në formularin për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë nga periudha 1 janar deri me 31 dhjetor 2018, biznesin e djalit të tij Qëndrim Bicurri, i cili është pronar i biznesit individual “Qëndrim Bicurri” B.I.

Drejtësia Sot, ka raportuar edhe më parë këtë rast: https://www.rolpik.org/kryeshefi-ekzekutiv-i-n-p-l-stacioni-i-autobuseve-sh-a-gjakove-pranon-fajesine-per-mosraportim-te-pasurise/

Monitoruese: Jeta Vula

Numri i lendes: P.nr.600/21