Seanca fillestare ndaj Sh.H., i akuzuar për veprën krim i organizuar lidhur me shitblerje të narkotikëve dhe kontrabandim me migrant nuk u arrit të përfundohet sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, departamenti Special raporton Drejtësia Sot.
bashkë me Sh.H në këtë rast për veprat e cekura po akuzohen edhe personat V.H., A.D., A.L., M.C., dhe B.I.
Me të filluar seanca e shqyrtimit fillestar e krysuar nga gjyqtarja Shadije Gërguri pas leximit të aktakuzës nga prokurori Afrim Shefkiu, fjalën e mori mbrojtësi i të akuzuariT Sh.H avokati Fiti Shporta i cili njoftoi se ai sot e zëvendëson avokatin Sylë Hoxha dhe se me autorizim të tij ia dorëzon gjykatës dhe prokurorisë kërkesën për hyrje në marrëveshje për pranimin e fajësisë.
Gjyqtarja Shadije Gërguri pas këtij momenti mori pëlqimin e prokurorit të shtetit dhe ndërpreu seancaën për t’ju lënë kohë palëve në negociimin e kësaj marrëveshje.
Përndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës e datës 11 mars 2022, përfaqësuar nga prokurori Afim Shefkiu thuhet se i pandehuri Sh.H.,si anëtar i grupit kriminal me të gjykuarit V.H., A.D., A.L., M.C., dhe B.I.të cilët janë dënuar në Slloveni për vepra të njëjta penale si dhe me E.Sh dhe F.H., të cilët kanë qenë në arrati, pa autorizim ka ble, ka ofruar për shitje, ka transportuar, ka poseduar me qëllim të shitjes, ka shpërndarë dhe shitur sasi të mëdha të substancave narkotike- të llojit kokain dhë heroinë. Sipas akuzës perosni në fjalë këto veprime i kishte kryer në vazhdimësi dhe atë më datat 15 mars 2016., 14 prill 2016, 10 dhe 11 maj 2016, qershor 2016 dhe shtator e 18 tetor 2016 .
Ndërsa në pikën 2 të akuzës thuhet se Sh.H me personat e gjykuar tashmë: V.H.,M.Z., U.R., M.D., G.D dhe disa persona të tjerë të paidentifikuar në vazhdimësi nga data 26 korrik 2016 e deri më 20 shtator 2016 është marrë me kontrabandim të migrantëve ku ka kontrabanduar nga Kroacia në Slloveni 3 shtetas të Kosovës, 2 shtetas të Sirisë dhe 2 të Turqisë. Akuza thotë tutje se këto veprime i njëjti i kishte kryer me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë financiare iu ka mundësuar këtyre personave kalimin ilegal të kufijve dhe hyrjen në mënyrë të kundërëigjshme të së paku 8 grupeve migrantëve në territorin e Sllovenisë dhe shteteve të tjera të zonës Schengen.
Monitoruar nga Vullnet Bugaqku
Lajmet në fokus