Nga sot Administrata e Gjykatës Themelore në Mitrovicë iu bashkëngjitet sindikatave të tjera, duke hyrë në grevë, raporton “Drejtësia Sot”.
Ky njoftim është siguruar nga administratorja e kësaj gjykate, zj.Lumnije Surdulli, e cila ka konfirmuar se edhe Administrata e Gjykatës së Mitrovicës ka hyrë në grevë.
Kujtojmë se, në mbledhjen e Kryesisë së Sindikatës së Pavarur të Judikatures së Republikës së Kosovës, të mbajtur me datë 14 mars 2022 me anë të një vendimi ka hyrë në grevë.
Kështu, në njoftimin e sindikatës është thënë se, gjatë kohës së grevës do të kryhen vetëm disa shërbime dhe ato lëshimi i certifikatave dhe vërtetimet me kërkesë të palës apo institucioneve publike.
Ndryshe, gjitha veprimet e procedurës paraprake, lëndët lidhur me pendim posedim, të gjitha kërkesat për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit në konflikte administrative, të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me bashkëpunimin juridik ndërkombëtar.
Po ashtu, lëndët lidhur me dhunën në familje, të gjitha veprimet e procedimit të lëndëve lidhur me mjetet juridike në gjykatat e instancave më të larta si dhe të gjitha punët dhe shërbimet tjera të cilat sipas legjislacionit duhet të trajtohen me urgjencë nga gjykata.
Në fund, në njoftim thuhet se kjo grevë do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre, respektivisht deri aprovimin e ligjit të veçantë për punëtoret e administratës së gjykatave, Ligjit për Paga, pagesa lineare nga 150 euro për çdo punëtor të administratës së gjykatave dhe prokurorive deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga.
Monitoruar nga Lejla Haxhiu
Lajmet në fokus