Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë Ismet Ujkani ka takuar shefin e zyrës së BE-së në Kosovë

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga Lejla Haxhiu

12:36 / 02 Mars 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë ditës së djeshme, me anë të një komunikate për media ka njoftuar se kryeprokurori Ujkani ka takuar Tomas Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së dhe Përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë.

Sipas komunikatës, gjatë takimit kryeprokurori Ujkani ka prezantuar punën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, organizimin e punës në prokurori, të arriturat, sfidat, si dhe bashkëpunimin me agjencitë ligj zbatuese.

Kështu, sipas Ujkanit, raportet e mira nder njerëzore janë çelësi i suksesit të punës në këtë institucion.

Në fund të komunikatës thuhet se, të pranishmit janë pajtuar që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen mes Prokurorit të Shtetit dhe Misionit të BE-së në Kosovë

Monitoruar nga Lejla Haxhiu