KGJK kërkon të rishqyrtohet vendimi për fillimin e grevës në Pallatin e Drejtësisë

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga Qendresa Ismaili

13:35 / 01 Mars 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) nëpërmjet një komunikate ka shprehur shqetësimin rreth grevës së filluar sot nga punonjësit e Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe Gjykatës së Apelit, raporton Drejtësia Sot.

Në këtë komunikatë KGJK, ka deklaruar se bashkë me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Judikaturës së Kosovës (SPJK), vazhdimisht ka punuar drejt përmirësimit të kushteve të punëtorëve të gjykatës, duke përfshirë këtu edhe rregullimin e statusit të administratës së gjyqësorit me Ligj të veçantë.

Tutje, në këtë komunikatë KGJK ka bërë thirrje që të rishqyrtohet vendimi për fillimin e grevës dhe punëtorët t’i kthehen punës, duke i lejuar institucionet përgjegjëse të punojnë rreth përmbushjes së kërkesave.

Në fund të komunikatës KGJK ka deklaruar se nuk e përkrahë grevën në këtë moment.

Kujtojmë se, për shkak të grevës së punëtorëve të administratës të Gjykatës Themelore në Prishitnë, sot janë anuluar të gjitha seancat gjyqësore. Seancat e vetme që janë mbajtur në këtë gjykatë janë ato të rasteve të paraburgimit dhe dhunës në familje.

Sipas raportimeve të Drejtësia Sot, kryetari i grevistëve ka njoftuar se qëllimi i kësaj greve është që të realizohen disa kërkesa siç janë: aprovimin e ligjit për punëtorët e administratës së gjykatës dhe prokuroirsë; përafrimin e pagave të punëtorëve të administratës me pagat e gjyqëtarëve dhe prokurorëve; realizimin e shuitës ditore prej 3 eurove si dhe udhëtimit ditor prej 3 euro. Po ashtu, si këresë kanë të i’u realizohet pagesa lineare në shumë prej 150 eurove për  çdo punëtorë.

Kryetari i shoqatës sindikale në Prishtinë, Naim Rustemi, gjatë një konference të mbajtur sot në Pallatin e Drejtësisë kishte njoftuar se kjo grevë do të zgjasë deri në realizimin e kërkesave të punëtorëve të administratës.

Drejtësia Sot njofton se për sot kanë qenë të parapara të zhvillohen këto seanca gjyqësore siç janë rasti “Medikus”, ri-gjykimi në  rastin “Inspektorat e Prishtinës”, si dhe një rast i shpërlarjes së parave. Seancat gjyqësore të cilat janë mbajtur dhe do të mbahen janë vetëm për rastet me paraburgim dhe të dhunës në familje.

Monitoruar nga: Qëndresa Ismaili