Gjyqtarët dhe punonjësit mbështetës të komunitetit serb vazhdojnë punën në Gjykatën Themelore në Mitrovicë

Gjykata Themelore , Mitrovicë

Monitoruar nga Lejla Haxhiu

12:49 / 29 Mars 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Pas bojkotimit të punës nga gjyqtaret dhe punonjësit mbështetës të komunitetit serb të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, të njëjtit sot kanë vazhduar punën, raporton Drejtësia Sot.

Këtë njoftim për “Drejtësia Sot”, e ka konfirmuar Nënkryetari i Gjykatës së Mitrovicës, gjyqtari Bekim Veliqi, i cili ka theksuar se stafi mbështetës i komunitetit serb, nga sot kanë vazhduar punën.

Ndryshe, i njëjti ka shtuar, se përveç Gjykatës së Mitrovicës, edhe në Degët e saj është vazhduar puna nga stafi mbështetës të komunitetit serb.

Gjithashtu, gjyqtari Veliqi, ka njoftuar se gjyqtarët e komunitetit serb, kanë pranuar lëndët të cilët kanë qenë të natyrës urgjente, ato penale dhe civile. Të njëjtit gjatë ditës së djeshme kanë mbajtur edhe kujdestarin.

Kujtojmë se, me datë 25 mars 2022, gjyqtaret dhe punonjësit mbështetës të komunitetit serb, kishin bojkotuar punën, pasi që Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), në takimin e 281, kishte marr vendim që të suspendojë  Kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanovic.

Tutje, ky suspendim i kryetares së kësaj gjykate ishte bërë për shkak pjesëmarrjes së saj në takim me presidentin e Serbis, Aleksander Vuciqin.

Monitoruar nga Lejla Haxhiu