Nuk mbahet përsëri shqyrtimi fillestar ndaj 11 të akuzuarve për korrupsion në komunën e Shtërpcës, raporton Drejtësia Sot.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, me prokuror Rasim Malokun, me datën 16.11.2020 kishte ngritur aktakuzë ndaj Dimitrije Racicevic, Dragomir Millosavljevic, Hysni Bajrami, Naser Kelmendi, Arian Idrizaj, Gentijan Sula, Riad Hasani, Fatmir Grainca, Blerim Imeri, Sanije Geci dhe Labinot Vitia, për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Ndotja, degradimi dhe shkatërrimi i mjedisit”.
Kryetarja e trupit gjykues, Kadrije Goga, njoftoi Drejtësia Sot se i akuzuari Gentijan Sula dhe Fatmir Grainca kishin dorëzuar parashkresë në gjykatë me të cilin kishin kërkuar shtyerjen e senacës pasi që nuk ishin mirë me shëndet. Avokatët mbrojtës të tyre kishin bashkangjitur dhe vërtetimin e mjekut.
Gjyqtarja kishte caktuar seanca e rradhës për datën 22 Prill 2022 me fillim në orën 13:30.
Gjithmonë sipas aktakuzës, Dimitrije Racicevic, Dragomir Millosavljevic dhe Hysni Bajrami po akuzon për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pasi që Racicevic si Drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit kishte tejkaluar kompetencat duke lëshuar të paktën 20 leje ndërtimi në vikend zonën e Brezovicës, kurse Dragomir Millosavljevic dhe Hysni Bajrami nuk kishin ndërmarr veprime për ndalimin e ndërtimit në këtë zonë.
Ndërsa të akuzuarit e tjerë po akuzohen për veprën penale “ndotja, degradimi dhe shkatërrimi i mjedisit” nga neni 347 par.1 lidhur me par.5 të KPRK-së, duke degraduar ambientin dhe ujërat e lumit “Murrzhica” me gërmimet dhe prerjet e pyjeve për ndërtimin e 22 vikend shtëpizave në kundërshtim me ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit dhe ligjin mbi Pyjet.
Drejtësia Sot ka raportuar edhe më herët për këtë rast
Monitoruar nga: Qëndresa Ismaili
Lajmet në fokus