Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, të shtunën me 5 Mars nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar se ka caktuar masën e paraburgimit ndaj 8 personave në lidhje më rastin e njohur si “Brezovica 3”, raporton Drejtësia Sot.
Me datën 4 Mars 2022 Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurve A.I., I.M., F.H., R.A., M.Sh., A.X., Z.G., dhe H.A, të cilët i kishte ndaluar për 48 orë. Këta persona dyshohet se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë”, “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit”, “Ushtrim ndikimi” dhe “Shmangia nga tatimi”.
Në komunikatën e gjykatës thuhet se për të pandehurin I.M., si person zyrtar – Kryeshef Ekzekutiv në Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës është caktuar masa e parburgimit me kohëzgjatje prej 1 muaj sepse ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit” nga neni 422 par.1 të KPRK-së dhe “Marrja e ryshfetit” nga neni 428 par. 2 të KPRK-së.
Ndërsa për personat A.I, M.SH., F.H., R.A., dhe H.A.është caktaur masa e baraburgimit gjithashtu për 1 muaj, sepse ekziston dyshimi i bazuar mirë se kanë kryer veorat penale të “Dhënia e ryshfetit” nga neni 429 par.3 lidhur me par.1 të KPRK-së dhe “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 par.2 të KPRK-së.
Masa e paraburgimit me kohëzgjatje për 1 muaj është caktuar edhe për personat , Z.G. dhe A.X., sepse dyshohen se kanë kryer veprat penale të “Marrja e ryshfetit” nga neni 428 par. 2 të KPRK-së dhe “Ushtrimi i ndikimit ” nga neni 431 par. 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Kurse, personit A.I. i është caktuar masë e sigurisë me të cilën është urdhëruar paraqitja në Stacionin Policor – Qendra në Prishtinë dhe ndalimi për t’iu ofruar vendit apo personit të caktuar, në kohëzgjatje prej 1 muaj.
Monitoruar nga: Qëndresa Ismaili
Lajmet në fokus