Caktohet masa e paraburgimit ndaj 2 personave, në rastin “Brezovica”

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga Qendresa Ismaili

16:13 / 18 Mars 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, sot nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar se në bazë të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurve N.G., dhe S.I., në rastin e njohur si “Brezovica”, raporton Drejtësia Sot.

Kujtojmë se, të pandehurit N.G., dhe S.I., ndodheshin në ndalim prej 48 orësh me vendim të Prokurorit të Shtetit.

Sipsa komunikatës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, masa e paraburgimit është caktuar sepse ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.G. dhe S.I. kanë kryer veprën peanle “Marrja e ryshfetit” në ndihmë nga neni 428 par. 2 lidhur me nenin 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)-së.

Monitoruar nga: Qëndresa Ismaili