Arrestohen 2 persona dhe bastisen lokacione, në rastin “Brezovica”

Gjykata Themelore , Ferizaj

Monitoruar nga Qendresa Ismaili

15:23 / 16 Mars 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Prokurori Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, sot nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë ka arrestuar edhe 2 persona në lidhje me rastin e njohur si “Brezovica”, raporton Drejtësia Sot.

Sipsa komunikatës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj janë arrestuar personat N.G.,- doganier dhe S.I., – kryetar i bordit të “Ski Center Brezovica”, të cilët janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)-së.

Tutje në komunikatë thuhet se lidhur me këtë rast janë kontrolluar dhe bastisur shtatë (7) lokacione të ndryshme në Shtërpcë, në mesin e tyre edhe objekti i Komunës së strukturave paralele në Shtërpcë.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtve, brenda afatit ligjor, do të paraqesë edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Monitoruar nga: Qëndresa Ismaili