Aprovohet propozimi për ekspertizë të ndërtimtarisë në gjykimin ndaj ish-inspektorit të Komunës së Prizrenit

Gjykata Themelore , Prizren

Monitoruar nga Leutrim Makshana

14:05 / 28 Mars 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore të Prizrenit, ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor ndaj ish – inspektorit të ndërtimtarisë, Nexhmedin Musliu. Drejtësia Sot, raporton se Ish-inspekori Musliu, nga prokuroria po akuzohet për veprën penale të “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritet zyrtar” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Fillimisht kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Teuta Krusha kërkoi nga palët në procedurë të deklarohen lidhur me propozime të reja sa i përket provave materiale. Pas kësaj, prokurorja e shtetit Ervehe Gshi, i propozoj gjykatës të caktohet një ekspert i ndërtimtarisë në mënyrë që të llogaritet dëmi i shkaktuar Komunës së Prizrenit.

Propozimin e prokurores Gashi, e mbështeti në tërësi përfaqësuesi i palës së dëmtuar avokati, Blerim Mazreku.

Mirëpo, kundër këtij propozimi ishte i akuzuari Musliu, me arsyetimin se një ekspertizë e tillë është e vonuar dhe nuk ka nevojë të administrohet si provë dhe kërkoj që ky propozim të refuzohet. Më pas, gjyqtarja Krusha e aprovoj propozimin e prokurores Gashi dhe vendosi që gjykimi i sotëm të shtyhet dhe seanca e radhës u caktua më 13 maj 2022 nga ora 09:30.

Drejtësia Sot, në vazhdimësi ka raportuar lidhur me zhvillimin e këtij rasti:

Monitoruar nga Leutrim MAKSHANA