Administrata e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, në bazë të vendimit të Sindikatës së Pavarur të Judikaturës së Republikës së Kosovës nga sot hynë në grevë, raporton Drejtësia Sot.
Këtë njoftim për Drejtësia Sot, e ka konfirmuar Zyrtari për informim dhe monitorim të mediave, z.Valon Preteni.
Kujtojmë se, gjatë ditës së sotme edhe Gjykata Themelore e Mitrovicës kishte hyrë në grevë, kështu duke iu bashkangjitur sindikatave të tjera.
Drejtësia Sot, njofton se këto dy institucione do të punojnë duke respektuar vendimin e marr në mbledhjen e Kryesisë së Sindikatës, të mbajtur me datë 14 mars 2022, ku janë të vendosura disa pika se çfarë duhet të punojnë këto institucione.
Rikujtojmë se, kjo grevë do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre, respektivisht deri në aprovimin e ligjit të veçantë për punëtorët e administratës së gjykatave, Ligjit për Paga, pagesa lineare nga 150 euro për çdo punëtor të administratës së gjykatave dhe prokurorive deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga.
Monitoruar nga Lejla Haxhiu
Lajmet në fokus