Administrata e gjykatës vazhdon grevën, dështon gjykimi ndaj 14 të akuzuarve për transportim dhe shitje të armëve

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga Elvira Rrahmani

12:40 / 02 Mars 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Pranë, Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka dështuar të mbahet shqyrtimi fillestar, ndaj 14 të akuzuarve, të cilët pretendohet se kanë importuar dhe eksportuar armë si dhe kanë bërë falsifikimin e parave, raporton Drejtësia Sot.

Shkak i mos mbajtjes së seancës, sipas gjyqtarit Valon Kurtaj, ishte se stafi i administratës së Gjykatës, tani është në ditën e dytë të grevës, e andaj ishte e pamundur procedimi më tutje.

Ndryshe sipas aktakuzës së datës të datës 21 janar 2022, të pandehurit Samir Ramic, Ifeta Ramic, Besim Metaj, Sefadin Kabashaj, Fadil Pepic, Petrit Musaj, Arton Cenaj, Adhurim Fazlija, Kujtim Sadikaj, Brahim Hoxha, Hajriz Asllani, Berat Bajrami, Halim Neziri, Skender Arifi, Skender Nuredini, Teki Ramadani, Feratbehu Aliu dhe Agron Maliqi.

Nga periudha e panjohur e deri me datë 14.04.2021 duke vepruar sipas marrëveshjes paraprake, kanë transportuar, ndërmjetësuar dhe shitur arme te llojeve të ndryshme në mënyrë të paautorizuar me qëllim të fitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme.

Tutje sipas aktakuzës, e pandehura Ifeta Ramic, ka pranuar dhe poseduar para të falsifikuara, ku të njëjtës nga policia i janë gjetur dhe konfiskuar një kartëmonedhë prej 100 eurosh, e cila ishte e falsifikuar.

Ndërsa, i pandehuri Salih Kutleshi, ka mbajtur dhe poseduar armë në kundërshtim me ligjin, të cilat i janë gjetur gjatë kontrollit nga ana e policisë në shtëpinë e tij.

Monitoruar nga Elvira Rrahmani