Shtyhet shqyrtimi fillestar në gjykimin e zyrtarëve të Komunës së Ferizajit

Gjykata Themelore , Ferizaj

Monitoruar nga Qendresa Ismaili

12:09 / 08 Shkurt 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Ferizaj, sot ishte caktuar të mbahej shqyrtimi fillestar ndaj zyrtarëve të Komunës së Ferizajit, Muharrem Fazlija dhe Fehmi Kashtanjeva, të akuzuar për korrupsion, raporton Drejtësia Sot.

Muharrem Fazlija dhe Fehmi Kashtanjeva po akuzohen nga Prokuroria Themelore në Ferizaj se kanë manipuluar me tenderin për rrënimin e një objekti dhe kështu akuzohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim të pozitës apo autoriteti zyrtar”

Seanca e stoshme ishte caktuar për mbajtjen e shqyrtimin fillestar mirëpo i pandehuri Fehmi Kashtanjeva nuk ishte prezent. Ai dyhsohej se jetonte jashtë Kosovës, por për vërtetimin e vendodhjes së tij gjykata lëshoi urdhëresë.

Ndryshe, sipas aktakuzuës e cila përfaqësohet nga prokuror Rasim Maloku, Muharrem Fejza si person zyrtar Menaxher i zyrës së prokurimit në Komunën e Ferizajit akuzohet se kryerer vepravën penale “Keqpërdorim të pozitës apo autoriteti zyrtar” duke manipuluar me tenderin për rrënimin e një objekti pa leje, ku ka kontraktuar një operator ekonomik me qëllim përfitimi pasuror për të njejtin.  

Ndërsa, Fehmi Kashtanjeva si person zyrtar në Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Emergjente në Komunën e Ferizajit, akuzohet se kryerer vepravën penale “Keqpërdorim të pozitës apo autoriteti zyrtar” duke mos shënuar të dhëna të sakta për pastrimin e vend punishtes conform kontratës së tenderit.

Monitoruar nga: Qëndresa Ismaili