Mungon avokati, shtyhet sërish gjykimi për bixhoz të paligjshëm, korrupsion dhe armëmbajtje pa leje

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga Rinon Arifi

11:23 / 21 Shkurt 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Per shkak te mungesës së një avokati, këtë të hënë, në Departamentin Special të Gjykatës së Prishtinës ka dështuar gjykimi ndaj tetë personave për disa vepra penale, ndër ta edhe dy ish-inspektorë të lartë të ATK-së, të cilët dyshohen për zbulim të fshehtësisë zyrtare, raporton Drejtësia Sot.

Skender Fetaj, Driton Haxhiaj, Arian Kastrati, Ramadan Latifi, Burim Ismajli si dhe dy ish-inspektorët Selatin Hoxha dhe Ramadan Ibishi dhe i biri i tij, Fisnik Ibishi, po akuzohen se më qëllim të përfitimit pasuror, kanë marrë veprime të ndryshme kriminale për të organizuar bixhoz të paligjshëm në disa qytete të Kosovës.

Me të filluar seanca e sotme e udhëhequr nga gjyqtari Valon Kurtaj, u konstatua mungesa e mbrojtësit të të akuzuarit Skender Fetaj, avokatit Mahmut Halimi.

I akuzuari Fetaj, e njoftoi trupin gjykues se nuk i di arsyet se pse mungon avokati i tij ne këtë shqyrtim gjyqësor.

Ndonëse pas kontaktit me të, avokati Halimi theksoi se mund të jetë i pranishëm pas rreth 1-2 ore në gjykim, trupi gjykues me pajtimin e palëve vendosi që të shtyjë këtë gjykim për datën 7 mars 2022, ku pritet të dëgjohet dëshmitari B.N., i cili ishte prezent në gjykatore.

Sipas aktakuzës së siguruar nga Drejtësia Sot, e datës 28 maj 2019, Skender Fetaj, Arian Kastrati dhe Driton Haxhiaj akuzohen për veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” në bashkëkryerje.

Tutje, po për të njejtën vepër penale në bashkëkryerje akuzohen Ramadan Latifi, Arian Kastrati, Drilon Haxhija dhe Burim Ismajli. Gjithashtu i pandehuri Ramadan Latifit akuzohet edhe për posedim të paautorizuar të armëve.

Në fund, sipas aktit akuzues të përfaqësuar nga prokurori Haki Gecaj, vepra penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare” i vihet në barrë Ramadan Ibishit dhe Selatin Hoxhes, ndërsa për “Ndihmë në kryrjen e veprës penale të zbulimit të fshehtësisë zyrtare“ akuzohet Fisnik Ibishi.

Drejtësia Sot ka monitoruar edhe më herët këtë rast

Monitoruar nga Rinon Arifi