Mbahet gjykimi ku Ministrisa e Drejtësisë është paditur për anulimin e konkursit për Noterë

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga Qendresa Ismaili

15:41 / 01 Shkurt 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në Departamentin për Çështje Administrative në Gjykatën Themelore të Prishtinës, sot u mbaj gjykimi ku Ministria e Drejtësisë është paditur për anulimin e provimit për Noterë, raportin Drejtësia Sot.

Ministria e Drejtësisë me 21 Shkurt 2020 kishte anuluar provimin e Noterisë, dhe disa kandidatë që kishin qenë pjesë e këtij konkursi kishin shprehur pakënaqësinë e tyre duke inicuar konflikt administrative pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Në seancën e sotshme, gjyqtarja e rastit Arjeta Sadiku për të mos zvarritur këtë rast më gjatë, veçoi procedurën për njërën nga paditëset e cila nuk ishte prezente në seancën e sotshme.

Pas kësaj, seanca vazhdoi me administrimin e provave dhe me fjalën përfundimtare.

Kujtojmë se, anulimi i provimit të Noterisë nga ana e ish-ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, më 21 shkurt 2020, ka nxitur pakënaqësi të madhe të disa nga kandidatët që ishin pjesë e konkursit. Ndër kandidatët që nuk ishte pajtuar më këtë vendim është edhe Ylli Bokshi, i cili kishte inicuar konflikt administrativ pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Gjyqtari Hajriz Hoti, dy herë kishte refuzuar propozimin e paditësit Bokshi, pavarësisht që Gjykata e Apelit kishte kërkuar të vendosej ndryshe, e kjo ka bërë që t’i kërkohet Gjykatës Themelore në Prishtinë që një gjyqtarë tjetër të vendos lidhur me këtë çështje. Kjo lëndë, i ishte caktuar gjyqtares Anita Nikçi–Morina, e cila në aktvendimin e datës 22 qershor 2020, prape kishte vendosur në mënyrë të njëjtë sikurse gjyqtari Hoti, duke ja hedhur poshtë pretendimet e paditësit.

Ndërsa, në Korrik të vitit 2020 Gjykata e Apelit, Departamentin për Çështje Administrative, kishte vendosur që ta shtyente ekzekutimin e vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për anulimin e këtij provimi.

Ky vendim i Apelit vjen pas propozimit të paditësit, Ylli Bokshi, me të cilën kishte kërkuar që të ndryshohet aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti për Çështje Administrative, i datës 22 qershor 2020.

Gjykata e shkallës së parë kishte refuzuar tri herë radhazi propozimin e paditësit Bokshi, i cili kishte kërkuar anulimin e vendimit të Ministrisë së Drejtësisë, pasi që i njëjti do të mund t’i shkaktonte dëme vështirë të riparueshme.

Mirëpo, lidhur me pretendimet e paditësit, kolegji i gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit, me vendimin e datës 10 korrik 2020, ka vërtetuar që të njëjtat janë të bazuara pasi që me mos shtyerjen e ekzekutimit të vendimit të Ministrisë së Drejtësisë, atëherë paditësit do t’i shkaktohej dëmi vështirë i riparueshëm për shkak të pamundësisë së emërimit si noter.

Drejtësia Sot ka raportuar edhe më herët për këtë rast

Monitoruar nga: Qëndresa Ismaili