Jep mbrojtjen ish-inspektori i ndërtimtarisë në Prizren, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Gjykata Themelore , Prizren

Monitoruar nga Lorik Kabashi

15:34 / 09 Shkurt 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Nexhmedin Musli ish-inspektor i ndërtimtarisë në Komunën e Prizrenit, ka dhënë mbrojtjen e tij në gjykimin ku po akuzohet për korrupsion.

Drejtësia Sot, raporton se i akuzuari Musliu, nga Prokuroria e Prizrenit  po akuzohet se gjatë vitit 2017 në cilësinë e personit zyrtar si Inspektor i ndërtimit, me qëllimin të përfitimit të çfarëdo dobie për vete apo për personin tjetër, nuk i  përmbush detyrat zyrtare të përcaktuara me ligj.

Në këtë proces penalo – juridik, palët procedurale respektivisht mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Gent Gjini me te filluar seanca deklaroi se nuk ka pyetje për klientin e tij.

Po ashtu, pyetje për ti parashtruar te akuzuarit nuk kishin edhe prokurorja e çështjes Ervehe Gashi dhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Blerim Mazreku.

Nga ky fakt, seanca e sotme përfundoi pa pyetje të parashtruara nga ana e mbrojtjes dhe prokurorisë.

Ndër të tjera, avokatët Gent dhe Blend Gjini kërkuan nga gjykata kohë shtesë për përgatitjen e fjalës përfundimtare.

Propozimin e parashtruar e aprovoi kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Ajser Skenderi si dhe vendosi që seanca e radhës të mbahet më 15 mars 2022, duke filluar nga ora 10:00.

Drejtësia Sot, në vazhdimësi ka raportuar lidhur me zhvillimin e këtij rasti:

Monitorues: Lorik KABASHI