Gjykimi ndaj ish-zyrtarëve për degradim të hekurudhës në Prizren, caktohet raport financiar

Gjykata Themelore , Prizren

Monitoruar nga Lorik Kabashi

12:24 / 24 Shkurt 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Prizren, është vedosur që të bëhet një raport financiar lidhur me dëmin e shkaktuar, nga pesë ish-zyrtarët komunal të Komunës së Prizrenit dhe dy zyrtarët e ndërmarrjes publike “InfraKos”.

Drejtësia Sot, raporton se të akuzuarit Sadik Paçarizi, Nijazi Kryeziu dhe Visar Islamaj, që të tre ish-Drejtor të Urbanizmit, Bujar Nerjovaj ish-Drejtor i Inspektoratit, Bashkim Krasniqi ish-inspektor i ndërtimtarisë, Agron Thaqi ish-Kryeshef në “InfraKos” dhe menaxheri i patundshmërive dhe bashkëpunëtori profesional pranë Infrakosit Naim Avdyli, po akuzohen për  veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në seancën e udhëhequr nga kryetarja e trupit gjykykues, gjyqtarja Teuta Krusha fillimisht u procedeu me administrimin e provave materiale të propozuara në aktin akuzuaes të prokurit të shtetit.

Por prova, respketivisht ligji nr.04/L-063 mbi hekurudhat dhe atë neni 19 i këtij ligji, i propozuar nga prokurori i çështjes Genc Nixha, u kundërshtua nga mbrojtja e të akuzuarve me arsyetimin se të njëjtin e njef gjykata dhe se nuk ka nevoj që ai të administrohet.

Tutje, në këtë proces penalo juridik janë administruar, lexuar dhe propozuar edhe mjfat prova të të tjera të propozuara nga mbrojtësit e të akuzuarve.

Ndër të tjera, në këtë seancë u lexuan: konkluzioni i lëshuar nga Visar Islamaj i datës 01.11.2016, leja Urbanistike e datës 28.02.2013, leja Urbanistike e datës 10.01.2013, aktvendimi për leje të ndërtimit e datës 06.03.2017, aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë me nr. A.nr.1550/16 e datës 12.09.17, aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Kosovës me nr. AML.nr.2/17 e datës  22.08.2017, leximi i kërkesës parashtruar nga Agron Thaqi, në cilësinë e shefit ekzekutiv të infrakosit etj.

Po ashtu, në këtë seancë u aprovua edhe propozimi i prokurorit të shtetit për nxjerrjen e raportit financiar për dënimin e shkaktuar, por që propozimi i parashtuar kundërshtua nga mbrojtësit e të akuzuarve.

Në fund, pasi që kishte përfunduar orari i rregulltë i punës, seanca e sotme është ndërprerë për të vazhduar më 01 dhe 22 prill 2022 nga ora 10:00.

Drejtësia Sot, në vazhdimësi ka raportuar për këtë rast gjyqësor:

Monitorues: Lorik KABASHI