Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, këtë të hënë është mbajtur shqyrtimi fillestar ndaj të akuzuarve për krim të organizuar lidhur me organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, raporton Drejtësia Sot.
Shpejtim Rexha, Mentor Maqani, Flakron Meqani, Granit Nikqi, Visar Haxhijaj, Arben Ramadani, Fadil Bytyqi, Rrahim Berbatovci, Qun Mengjiqi, Shpejtim Babaj, Mentor Kika, Fatmir Shala, Artan Quni, Ardian Hasani dhe Orhan Elshani, dyshohen se si grup kriminal i organizuar deri në vitin 2016 kanë marrë pjesë në organizimin e lojërave të fatit.
Pas konstatimit që përsëri të akuzuarit Shpejtim Rexha, Shpejtim Babaj dhe Fatmir Shala, nuk prezantojnë në seancë, për faktin se ashtu siç ishin njoftuar edhe në seancat e mëhërshem që të njëjtit gjenden jashtë vendit, me propozimin të prokurorisë dhe pajtim të palëve tjera, kryetarja e trupit gjykues ka marrë aktvendim që procedura ndaj tyre të vecohet për shkak të efikasitet të procedurës.
Tutje, shqyrtimi ka vazhduar me leximin e aktakuzës nga Prokurorja Speciale, e pas njoftimin me të drejtat e tyre, që të gjithë të akuzuarit janë deklaruar se nuk ndihen fajtorë për veprat penale që po i ‘u vihen në barrë.
Kurse sa i përketë shqyrtimit të dytë, të gjitha palët u pajtuan që i njëjti të mos mbahet. E kështu në afatin e paraparë ligjorë, prej 30 ditësh të njëjtit kanë mundësi të paraqesin kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.
Por gjithashtu, kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani, ka obliguar prokurorinë që ti pajisë mbrojtjen me të gjitha shkresat dhe provat, të cilat sipas tyre ju mungojnë.
Si dhe Prokuroria Speciale, sërisht ka njoftuar palët se në çdo moment janë të gatshëm që të hyjnë në negociata për marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë. Pasi ishin disa nga avokatë që deklaruan se nëse prokuroria vendos që të ricilesoj veprën penale ata ishin të gatshëm që të hyjnë në një marrëveshje të tillë.
Ndryshe sipas aktakuzës së Prokurores Speciale, Fikrije Fejzullahu thuhet se nga koha e pavërtetuar e deri në muajin tetor 2016, duke vepruar si grup i organizuar kriminal, e me qëllim të përfitimi të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo të tjerët kanë organizuar dhe kanë marrë pjesë në organizimin e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.
Aktakuza pretendon se fillimisht i pandehuri Shpejtim Rexha ka siguruar licencë për ushtrimin e kësaj veprimtarie në gjithë Kosovën, nën firmën “Market Plus” e pastaj aksionet ia kishte bartur të pandehurit Flakron Maqani, i cilin të njëjtën firmë e kishte regjistruar në ARBK nën firmën “ Market Plus 1” dhe “Las Vegas”.
Rexha, sipas marrëveshjes me të pandehurit tjerë të cilët kanë vepruar nëpër pika të ndryshme në tërë territorin e Kosovës, dhe në vazhdimësi pa licencë dhe leje pune, kanë organizuar dhe shperndarë aparatë të ndryshme të lojërave të fatit si: roleta, aparate të markave të ndryshme si: “Kajot”, “Apex”, “Merkur”, si dhe aparate të tjera të “lojërave me qen”, si: ‘KENO”, aparate pa numra serik, aparate me numra serik te falsifikuar.
Aktakuza sqaron se këto aparate janë regjistruar, menaxhuar dhe shpërndarë nga i pandehuri Shpejtim Rexha, ndërsa të pandehurit Flakron Meqani, Mentor Meqani dhe Granit Nikqi, aparatet e falsifikuara i kanë shpërndarë nëpër shumë pika në Kosovë në të cilat kanë vepruar të pandehurit e tjerë, e nga kjo veprimtari kanë fituar dobi pasurore në mënyre të kundërligjshme në shumë prej 15.337.63 euro.
Drejtësia Sot ka monitoruar këtë rast edhe më herët
Monitoruar nga Elvira Rrahmani
Lajmet në fokus