Në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore Themelore në Prishtinë, u mbajtë seanca e rigjykimit ndaj ish-deputetit të LDK-së, Naser Osmani dhe Atdhe Gashit të cilët akuzohen se duke vepruar si anëtar të bordit të Unionit të Fondeve të Republikës së Kosovës, kanë bërë shpërdorim të fondeve në vlerë prej 154,132.47 euro, raporton Drejtësia Sot.
Për këtë rast akuzohet edhe ish kryeministri i Kosovës në ekzil Bujar Bukoshi por ndaj tij procedura gjyqësore tashmë është vecuar.
Me të filluar seanca e sotme e udhëhequr nga gjyqtari Adnan Kamberi u procedua me leximin e aktkauzës dhe deklarimin e të pandehurëve rreth fajësisë si dhe fjala hyrëse e palëve.
Me tu lexuar pika 2 e aktakuzës nga Prokurori Special Atdhe Dema, të akuzuarit Naser Osmani dhe Atdhe Gashi secili vecmas u deklaruan se ndihet përsëri të pafajshëm.
Kështu procesi vazhdoi me fjalën hyrëse të palëve, fjalë të cilën të gjitha palët deklaruan se i qëndrojnë në tërësi atyre deklarimeve hyrse që i kanë dhënë nga shqyrtimi i kaluar gjyqësor.
Përndryshe pas këtij momenti gyqtari Kamberi ndërpreu seancën me arsyetimin se i duhet kohë me i lexu deklarimet hyrëse të palëve nga shqyrtimi i kaluar dhe për shqyrtuar nëse eventualisht ka pasur propozime nga palët gjatë asaj faze.
Seanca e radhës u caktua më 25 mars 2022 ora 9:00
Kujtojmë që Gjykata e Apelit e Kosovës ka konstatuar se aktgjykimi i shkallës së parë është përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, andaj edhe si i tillë duhet të anulohet dhe kjo çështje penale do t’i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rigjykim.
Ndërkaq që gjykata e shkallës së parë kishte dënuar me 3 vite burgim ish- deputetin Naser Osmani dhe të akuzuarin Atdhe Gashi, për “Shpërdorim”. Kurse, për të njëjtit, ishte refuzuar akuza lidhur me veprën penale “Shmangie nga tatimi” për shkak të arritjes së parashkrimit.
Osmani dhe Gashi, u obliguan që në emër të dëmit të shkaktuar të kthejnë në mënyrë solidare shumën në vlerë prej 154.132.47 euro, në buxhetin e shtetit.
Sipas aktakuzës e cila përfaqësohet nga prokurori Atdhe Dema, të akuzuarit Naser Osmani dhe Atdhe Gashi, akuzohen se gjatë periudhës 2006-2015, duke vepruar si anëtar të bordit të Unionit të Fondeve të Republikës së Kosovës (UFORK), së bashku me Bujar Bukoshin, ndaj të cilit është veçuar procedura, janë shmangur të paguajnë tatimin Administratës Tatimore të Kosovës në vlerë prej 3510 euro dhe shpërdorim të fondeve në vlerë prej 154, 132, 47 euro.
Më tutje, aktakuza sqaron se gjatë kësaj periudhe në bashkëkryerje me njëri tjetrin, me qëllim për t’i sjellë vetës apo tjetrit dobi pasuror të kundërligjshme e kanë përvetësuar pasurin e luajtshme të personave tjerë e cila i’u është besuar atyre.
Ku në të ashtuquajturin fondi 3%, qytetarët e Kosovës, të punësuar jashtë vendit duke e parë gjendjen e rënduar ekonomike në atë kohë në Kosovë, jepnin donacione varësisht nga mundësit e tyre financiare 3% deri në 10%, para të cilat deponoheshin në llogarinë e OJQ UFORK, të njëjtit kanë tërhequr me para në dorë (kesh) shumë prej 154.132.47 euro të cilat nuk i kanë arsyetuar se për çfarë i kanë shfrytëzuar.
Drejtësia Sot ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast:
Monitoruar nga Vullnet Bugaqku
Lajmet në fokus