Në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore të Ferizajit, sot u dha fjala hyrëse dhe u dëgjua një deshmitarë në gjykimin e ish-Drejtorit të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të Komunës së Hanit të Elezit, Zaim Bela, i akuzuar për keqpëerdorim të detyrës zyrtare, raporton Drejtësia Sot.
Zaim Bela akuzohet nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për kryerjen e veprën penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, duke mos zbatuar vendimin e lëshuar nga Drejtorati Qëndror i Inspektoriatit për Pylltari dhe Gjueti në Prishtinë, për të liruar pronën e uzurpuar nga N.Q.
Në fillim të seancës u dha fjala hyrëse nga prokurori i shtetit Rasim Maloku dhe mbrojtja, avokati Naim Ferati. Prokurori Maloku, deklaroi se gjatë shqyrtimit gjyqësro me administrimin e provave do të vërtetohet se i akuzuari ka kryer veprën penale që mvishet me aktakuzë. Kurse, avokati Ferati, deklaroi se qëndron pas kërkesës për hudhje të aktakuzës sepse gjendja faktitke e paraqitur ne aktakuzë nuk dëshmon se i mborjturi i tij ka kryer vepren penale për të cilën akuzohet.
Seanca vazhdoi me dëgjimin e dëshmitarit G.L. i cili në këtë gjykim është edhe në cilësi të të dëmtuarit. Dëshmitari G.L. dëshmoi se si pjesa e tokës e cila është edhe objekt i aktakuzës, ka arritur të shfrytëzohet nga familja e tij dhe si personi N.Q. vazhdimisht ka ozurpuar atë. Tutje, dëshmitari njoftoi për ozurpimin e kësaj toke kishin luftuar nëpërmjet institucioneve për një kohë me N.Q.
Vazhdimin e marrjes në pyetje të G.L. gjykata e caktoi për datën 15 Prill 2022 me fillim në prën 10:00, pas kërkesës së avokatit Ferati për ndërprerje të seancës së sotshme pasi kishte angazhime tjera.
Ndryshe, sipas aktakuzës, Zaim Bela akuzohet se si Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Hanit të Elezit, nuk kishte kishte përmbushur detyrën e tij zyrtare duke i shkaktuar dëm personit tjetër, në këtë rast G.V.
Aktakuza sqaron se i akuzuari nuk kishte ndërmarrë veprimet për zbatimin e vendimit të lëshuar nga Drejtorati Qëndror i Inspektoriatit për Pylltari dhe Gjueti në Prishtinë, për të liruar pronën shoqërore e uzurpuar nga N.Q., pronë e cila i është dhënë në shfrytëzim G.V. me kontratë mbi qiranë e tokës pyjore e lidhur me Agjencinë Pyjore të Kosovës.
Me këtë veprim i pandehuri akzohet se ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtarë nga neni 414 par,1 të KPRK-ës.
Drejtësia Sot ka raportuar edhe më herët për këtë rast
Monitoruar nga: Qëndresa Ismaili
Lajmet në fokus