Në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Ferizaj, sot u dha fjala hyrëse dhe u dëgjua një dëshmitar në gjykimin e gjyqtarit Lekë Prënaj dhe tre personave tjerë, Himli Kastratit, Shpëtim Pllanës dhe Shkumbin Qehajës, të akuzuar për korrupsion, raporton Drejtësia Sot.
Gjyqtari Lekë Prenaj së bashku me Hilmi Kastratin, Shpëtim Pllanën dhe Shkumbin Qehajën po akuzohen nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për veprën penale “Keqpërdorim të pozitës apo autoriteti zyrtar” dhe për veprën penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme”.
Fillimisht, në seanca e stoshme para trupit gjykues të përbërë nga, Sahit Krasniqi kryetar, Ibrahim Idrizi dhe Habib Zeqiri anëtarë, dhanë fjalën hyrëse prokurori i shteit Valdet Avdiu dhe avokatët mbrojtës Ibrahim Maxhuni, Ramiz Krasniqi, Visar Vehapi dhe Besnik Berisha.
Prokurori i shtetit Valdet Avdiu, në fjalën e tij hyrëse deklaroi se gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor, pas dëgjimit të dëshmitarëve dhe administrimin e provave do të vërtetohej gjendja faktitke dhe se gjykata do të arrijë t’i gjej fajëtor të pandehurit për veprat penale me të cilat i ngarkon aktakuza.
Ndërsa, avokatët mbrojtës deklaruan se gjatë këtij shqyrtimi gjyqësorë do të arrihet të vërtetohet pafajësia e të mbrojturve të tyre. Ata shtuan se gjatë këtij shqyrtimi gjyqësorë do të vërtetohet se të mbrojturit e tyre nuk kanë tejkaluar kompetencat e tyre me veprimet e marra dhe nuk kanë shkelur ligjin.
Gjykimi vazhdoi me prezentimin e provave ku u dëgjua dëshmitari H.J., i cili kishte punuar si kontabilist i jashtëm në RTP, gjatë periudhës kur dhe dyshohet se është kryer vepra penale. H.J. në dëshminë e tij shpjegoi se bordi i RTP-ës, ku ky ka qenë edhe anëtarë, është vetë-zgjedhur vetëm për arsye për të marrë dhe menagjuar kompenzimin 20% e pagës të ish-punëtorëve të RTP-ës. Ndërsa, kompetencat tjera duke përfshirë edhe shitblerjen e tokave i kanë përkatur ATK-ës.
Tutje, dëshmitari u ballafaqua nga avokatët me punët dhe përgjegjësitë e këtij bordi, i cili shpjegoi se AKP asnjëherë nuk i është drejtuar këtij bordi për ta informuar apo për t’ia tërhequr vërejtjen që nuk ka të drejtë të manevrojë me pronën e RTP. Po ashtu, dëshmitari tha se ai si anëtarë i bordit nuk ka qenë në dijeni për caktimin e Shpëtim Pllanën si përfaqësues i RTP në gjykatë.
Me përfundimin e dëshmisë së H.J. pëerfundoi dhe seanca e sotshme, dhe data 22 Mars 2022 me fillim në orën 10:00 u caktua për dëgjimin e dëshmitarëve tjerë.
Sipas aktakuzuës e cila përfaqësohet nga prokuror Valdet Avdiu, Lekë Prenaj së bashku me Hilmi Kastratin, Shpëtim Pllanën dhe Shkumbin Qehajën po akuzohen për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim të pozitës apo autoriteti zyrtar” dhe “Legalizim i përmbajtjes së rreme”.
Akti akuzues sqaron se Hilmi Kastrati, duke shfrytëzuar pozitën si Kryetar i Bordit të Drejtorëve të Radio Televizionit të Prishtinës kishte nënshkruar autorizimin për Shpëtim Pllanën për të përfaësuar NSH Radio Televizionin e Prishtinës në një kontest pronësor, duke e ditur se prona shoqërore e Radio Televizionit të Prishtinës është nën menaxhimin dhe administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Ndërsa ish-gjyqtari Lekë Prenaj, sipas aktakuzës kishte keqpërdorur detyrën zyrtare pase që kishte nxjerrë aktvendim për miratimin e pajtimit gjyqësor me të cilin një parcellë toke kalon nga pronësia e NSH Radio Televizioni i Prishtinës tek Shkumbin Qehaja. edhe pse kishte qenë në dijeni se kompetente për këto çështje është vetëm Dhoma e Veçantë e Gjykatës Supreme.
Drejtësia Sot ka raportuar edhe më herët për këtë rast
Monitoruar nga: Qëndresa Ismaili
Lajmet në fokus