Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë sot u dëgjuan dy dëshmitarët e propozuar nga mbrojtja, në gjykimin e bashkëshortit të prokurores Ervehe Gashi, Bajram Gashi i akuzuar për veprën penale ushtrim ndikimi, raporton Drejtësia Sot.
Kujtojmë se për këtë rast fillimisht janë akuzuar Rizan Hoxha, Dardan Hoxhaj dhe Bajram Gashi, mirepo Rizan Hoxha dhe Dardan Hoxha kanë arritur marreveshje për pranimin e fajësisë, ku Rizan Hoxha është dënuar me 28 mijë euro gjobë dhe Dardan Hoxha me 5 mijë euro gjobë.
Në seancën e sotshme u dëgjuan dëshmitarët e peropozuar nga mbrojtja A.F. dhe B.G. Fillimisht dëshmoi A.F. i cili në takimin në mes te Rizan Hoxhës, Dardan Hoxhës dhe Bajram Gashit kishte shërbyer si ndërmjetësues, pasi i kishte njohur të dy palët. Sipas dëshmitarit, në atë takim është kuptuar se Dardan Hoxha i ka dhënë një shumë të hollash Rizvanit, që ky i fundit t’ia japë ato Bajram Gashit, mirëpo Rizvan Hoxha i ka përdorur ato të holla për nevoja personale.
Tutje, dëshmitari A.F. tregoi se në atë takim i është kërkuar Bajram Gashit që të kërkojë nga gruaja e tij që të mos paraqesë ankesë për rastin që e ka pasur Dardan Hoxha. Sipas, dëshmitarit Bajram Gashi ka deklaruar se ajo punë nuk nvarej prej tij dhe nësë ankesa është e nevojshme, gruaja e tij do ta paraqiste.
Ndërsa, dëshmitari B.G. dëshmoi se si Dardan Hoxha së bashku me një person tjetër kanë shkuar tek shtëpia e tij dhe e kishin kërcënuar duke i thënë që t’i tregonte babit të tij, Bajram Gashi, se kishte qenë në shtëpi. Po ashtu, Dardani në po të njejtën ditë i kishte shkruar edhe në rrjetin social Facebook. Kurse, për takimin e mbajtur B.G. dëshmoi se aty ishte kuptuar që Rizan Hoxha i kishte marrë të holla borxh Dardan Hoxhës.
Seanca e sotshme përfundoi me dëgjimin e këtyre dëshmitarëve, dhe me datën 14 Shkurt 2022
me fillim në orën 9:30, do të dëgjohen dy dëshmitarët e propozuar nga prokuroria.
Përndryshe sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, e përfaqësuar nga prokurori Dren Paca, Bajram Gashi dhe Rizan Hoxhaj akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën e ushtrimit të ndikkmit sepse gjatë muajit Korrik të vitit 2017, me qëllim të përfitimit material për vete, në zyrën e të pandehurit Dardan Hoxhaj në rrugën Ejup Statovci, në Komunën e Prizrenit, në mënyrë të drejtpërdrejt kërkuan nga i njëjti shumën prej 6,000 Euro, duke i premtuar se nëse do të ju paguante paratë e kërkuara, Bajram Gashi do të ushtronte ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e bashkëshortes së tij Prokurores Ervehe Gashi, e cila ishte Prokurorja e rastit në procedurën penale me shenjën PP.nr. 13/2017, që ishte duke u zhvilluar ndaj Dardanit, pranë Prokurorisë Themelore në Prizren dhe si rrjedhojë ai nuk do të akuzohej për të githa veprat penale që ishte duke u hetuar.
Sipas aktit akuzues të prokurorisë me ç’rast Dardan Hoxha, i joshur nga premtimi i të pandehurve, gjatë muajit Korrik të vitit 2017 – të pandehurit Rizan Hoxhaj fillimisht i’a dorëzon shumën prej 1,000 Euro, ndërsa me datë 22.08.2017, i’a dorëzon edhe shumën prej 5,000 Euro, si shpërblim për të pandehurit për ndihmën qëi kishin premtuar se do t’ia ofronin.
Po ashtu aktkauza ngarkon edhe të pandehurin Dardan Hoxhajn për veprën ushtrimi i ndikmit sepse gjatë muajit Korrik dhe Gusht të vitit 2017, i pandehuri Dardan Hoxhaj, në zyrën e tij në rrugën Ejup Statovci, në Komunën e Prizrenit, në mënyrë dhe formë të përshkruar si në dispozitivin e lartcekur (), ia kishte dhënë paratë në shumë prej 6,000 Euro të pandehurit Rizan Hoxhaj, për t’ia dërguar Bajram Gashit njëherit bashkëshortit të Prokurores Ervehe Gashi, e cila ishte Prokurorja e rastit ne procedurën penale që po zhvillohej kunděr tij, ashtu që të ushtronin ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e Prokurores dhe i njëjti të mos akuzohej për gjitha veprat penale që po hetohej.
Për këtë rast më date 5 maj 2021, u mbajtë seanca fillestare në të cilën seancë të pandehurit Bajram Gashi dhe Dardan Hoxhaj mohuan fajësinë kurse për të pandehurin Riza Hoxhaj ishte veçuar procedura pasiqë paraprakisht prokuroria njoftoi se kanë arritur marrëveshje mbi pranimin e fajësisë me të dhe mbrojtësinë e tij.
Drejtësia Sot ka raportuar edhe më herët për këtë rast
Monitoruar nga: Qëndresa Ismaili
Lajmet në fokus