Sërish dështon të mbahet gjykimi për krim të organizuar

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga Elvira Rrahmani

10:36 / 24 Janar 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, sërish ka dështuar të mbahet gjykimi ndaj të akuzuarve G.K. dhe L.O., të akuzuar për vepra të ndryshme penale. G.K., po akuzohet për shkak të veprës penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal” si dhe për veprën penale “Blerja, posedimi, shpëlarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve” ndërsa L.O., për veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre”, raporton Drejtësia Sot.

Së pari mungesa e Prokurorit Special, Haki Gecaj, ishte njëra ndër arsyet e dështimit të mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, i cili e kishte njoftuar gjykatën se i njëjti ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Pastaj edhe pse e kishte pranuar ftesën i akuzuari G.K. i njëjti nuk ka prezantuar, dhe mos prezantimin e tij e ka arsyetuar mbrojtësi e tij, e cila ka deklaruar se i mbrojturi i saj gjendet jashtë vendit për shërim, konkretisht në Malin e Zi, e vetëm nuk fund të muajit shkurt do të mund të jetë prezent.

Ndërsa, sa përket mungesës së të akuzuarit L.O., për të cilin në flet kthesë e kaluar ishte konstatuar se është “tentuar dorëzimi, marrësi ka vdekur”, gjykata i ‘u është drejtuar gjendjes civile të komunës së Shtërpcës, e të cilët kanë njoftuar gjykatën se në sistemin e tyre figuron se i njëjti është ende gjallë, pasi që ende nuk është kërkuar që të njëjtit t’ i bëhet statusi  i vdekur.

E andaj në këtë drejtim, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Arben Hoti ka shtyrë seancën për datën 07 mars 2022, me fillim nga ora 09:30.

Sipas aktakuzës, të ngritur më 14 dhjetor 2017, i akuzuari G.K. me dashje dhe dijeni ka marr pjesë në veprimtarinë kriminale të grupit të organizuar duke e ditur se pjesëmarrja e tillë do të kontribuoj në realizimin e veprimtarisë kriminale të grupit në të cilin kanë qenë të përfshirë shtetas nga Shqipëria, Maqedonia, Turqia dhe Serbia, të cilët me dashje dhe qëllim që vetit ti sjellin përfitim pasuro, janë marrë me Blerjen, transportin dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve llojit heroinë, që të njëjtin e sjellin Turqia me qëllim që ta dërgojnë në shtetet e Evropës Perëndimore.

Drejtësia Sot ka raportuar edhe më herët për këtë rast:

Monitoruar nga Elvira Rrahmani