Sërish dështon të mbahet gjykimi ndaj anëtarve të familjes Fazliu e të tjerëve, të akuzuar për krim të organizuar

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga Elvira Rrahmani

12:38 / 21 Janar 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Pas bashkimit të lëndëve PS.nr. 5/2020, PS.nr.29/2020 dhe PS.nr.100/2016, në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, sot gjykimi për krim të organizuar ka dështuar të mbahet.

Sërish ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor ndaj 21 të akuzuarve për krim të organizuar, arsye e dështim ishte mungesa e 3 të akuzuarve. I akuzuari Nuhi Mazreku nuk ka prezantuar, ku sipas mbrojtësit të tij i njëjti ka harruar datën e seancës.

Kurse mbrojtësi i të akuzuarit Kreshnik Sefedini, ka deklaruar se sot ishte njoftuar nga familjarët e tij se i njëjti është i shtrirë në spital, e kurse ende nuk është pajisur me dokumentacion mjekësor, e në momentin kur do pajiset do të i ‘a dorëzoj gjykatës.

Ndërsa gjykata për të akuzuarën Fadile Hiseni, kishte lëshuar Urdhëresë për sjelljen me shoqërim, dhe kishin marrë njoftim nga Policia, se e njëjta nuk jeton në vendbanimin sipas urdhëresës, por sipas informatave të tyre e njëjta jeton në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

E po ashtu edhe lidhur me të akuzuarin Shefik Hyseni, gjykata ishte njoftuar nga mbrojtja se i njëjti ka vdekur, gjykata kishte kërkuar nga organet kompetente certifikatën e vdekjes, por një gjë e tillë nuk ishte mundur të sigurohet, kurse nga njoftimi i Policës së Kosovës, është konstatuar se sipas disa të afërmeve të tij, Shefik Hyseni ka jetuar në Shkup dhe tani ka vdekur.

E në këtë drejtim, gjykata do të lëshoj Urdhër për sjellje me shoqërim për të akuzuarin Nuhi Mazreku dhe Kreshnik Sefedini, por nëse mbrojtja do të dorëzoj dokumentacionin mjekësor për Sefedinin, pastaj do të revokohet urdhëresa ndaj tij.

Andaj, trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja Suzana Cerkini, ka caktuar seancat e radhës për datat 15 dhe 24 mars 2022 me fillim në ora 09:30.

Kujtojmë, se në këtë çështje penale për krim të organizuar akuzohen Albert Fazliu, Advan Sopa, Përparim Fazliu, Arben Fazliu, Petrit Fazliu, Gazmend Falziu, Milaim Shabani, Isa Rexhepi, Ragip Mehmeti, Nuhi Mazreku, Petrit Morina, Bajrush Ademi, Ferat Ukaj, Skender Nuredini, Arben Hoxha, Kadri Pantina, Edon Bytyqi, Kreshnik Demaku, Besim Javori, dhe Sami Kelmendi.

Ndërsa, kësaj lënda i është bashkuar edhe akuzuari Mentor Fazliu ngase kishte rezultuar se këto dy lëndë ishin në fazën e njëjtë të procedurës, duke u zhvilluar ndaj të bashkakuzuarve të njëjtë për veprime dhe për periudha të njëjta kohore.

Po ashtu, kësaj lënde i janë shtuar edhe të akuzuari Drilon Fazliu, Xhevahir Suma, Shefik Hyseni, Fadile Iseni, Kreshnik Sefedini. Sipas aktakuzës së ngritur me datë 30.05.2014, të akuzuarit Albert Fazliu, Përparim Fazliu, Petrit Fazliu, Drilon Fazliu, Arben Fazliu, Gazmend Fazliu, Xhevahir Suma, Shefik Hyseni, Fadile Iseni dhe Kreshnik Sefedini gjatë periudhës kohore prej 01.07.2013 deri më 23.11.2013 me dashje dhe me dijeni e me qëllim që ky grup të kryej vepra penale që janë të dënueshme me burgim së paku 4 vjet aktivisht kanë marrë pjesë në veprimtaritë kriminale të grupit duke e ditur se pjesëmarrja e tyre do të kontribuojë në realizimin e veprimtarisë kriminale për import, furnizim, transport, këmbim dhe ndërmjetësim dhe shitje të paautorizuar të armëve.

Të akuzuarit me vëtëdije kanë sjellë 153 pistoleta të tipeve të ndryshme dhe fishekë të kalibreve të ndryshme, nga Maqedonia me Kosovë me qëllim të shitjes së tyre shitjes së tyre më çmime të ndryshme krejt kjo me qëllim të përfitimit të dobisë financiare.

Të njëjtit me këto veprime akuzohen të kenë kryer veprën penale ‘Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar’ nga neni 283 par.1 lidhur  me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), lidhur me veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” nga neni 372 par 2, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Drejtësia Sot, në vazhdimësi ka raportuar lidhur me rrjedhën e këtij rasti https://www.rolpik.org/mungojne-dy-te-akuzuar-deshton-gjykimi-ndaj-anetareve-te-familjes-fazliu-te-akuzuar-per-krim-te-organizuar/

Monitoruar nga Elvira Rrahmani

PS.nr.5/20