Gjykimi ndaj tre personave Xh.Sh.,S.Sh dhe I.S., të akuzuar se kanë formuar një grup kriminal me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm me shitblerje të narkotikëve, për shkak të problemeve teknike me hapjen e video inçizimeve nuk u arritë as sot të zhvillohet pranë departamentit special të gjykatës themelore në Prishtinë, raporton Drejtësia Sot.
Në këtë rast është i përfshirë edhe i pandehuri A.G., i cili po akuzohet se ka ndihmuar këtë grup kriminal. Në seancën e sotme gjyqësore të udhëhequr nga gjyqtarja Valbona Musliu-Selimaj ishte paraparë të procedohet me administrimin e provave materiale, konkretisht shikimin e videoincizimeve siç gjenden në shkresat e lëndës. Por ashtu si në seancën e kaluar, meqenëse në sallën ku pritej të bëhej shikimi i videove nuk hapeshin CD gjyqtarja edhe pas disa tentimeve në pajtim me palët u dakorduan që këtë gjykim ta ndërpresin dhe të vazhdoj për një date tjetër.
Në fund trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Valbonë Musliu-Selimaj kryetare, Valon Kurtaj e Musa Konxheli anëtar, caktoi datën 23 shkurt ora 9 e 30 minuta, vazhdimin e kësaj seance.
Njoftojmë se Prokuroria Speciale e Kosovës e përfaqësuar nga prokurorja Florije Shamolli, po akuzon Xh.Sh., S.Sh. dhe I.S. se duke vepruar si grup kriminal i organizuar dhe strukturuar së bashku me persona tjerë që gjendeshin në territorin e disa shteteve si Irani, Shqipëria e Kosova, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, kanë shitur dhe transportuar 113 kg substancë narkotike të llojit heroinë, të cilat fillimisht i kanë blerë në Irak dhe pastaj kanë arritur që me maune të mbushura me pllaka të mermerit t’i transportojnë për në Shqipëri dhe Kosovë. Xh.Sh. dhe I.S., gjithashtu po akuzohen edhe për veprën penale“Legalizim i përmbajtjes së rreme”, kjo për arsye se pasitë njëjtëve i’u janë publikuar emrat e tyre si të dyshuar për trafikim me narkotikë, kanë paraqitur fakte te rreme në qendrat e regjistrimit në Prishtinë e Obiliq, me qëllim të ndërrimit të identitetit të tyre.
Ndërsa, A.G. po akuzohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, ju ka ndihmuar të akuzuarve të lartcekur në shmangien, zbulimin dhe arrestimin e tyre, duke ju bërë të mundur pajisjen me dokumente të rreme të identifikimit dhe me këtë ka kryer veprat penale “Dhënia e ndihmësh pas kryerjes së veprës penale” dhe “Falsifikim i dokumentit”.
Në këtë aktakuzë ishte i përfshirë edhe L.Z., të cilit i ngarkohet vepra penale “Mashtrimi”, kjo ngase pas vdekjes së një anëtaritë këtij grupi, kishte përfituar një veturë nga ai në atë mënyrë që kishte kërkuar çelësat e kësaj veture nga pronari i auto sallonit që i’a kishte shitur të njëjtën tani të ndjerit.
I njejti, meqenëse kishte pranuar fajësinë në seancat e kaluara, ishte dënuar nga gjykata me 1 vit burgim me kusht dhe 5000 euro gjobë.
Drejtësia Sot ka monitoruar në vazhdimësi këtë rast:
Monitoruar nga Vullnet Bugaqku
Lajmet në fokus