Prizren: Prokuroria kërkon paraburgim për zyrtarin e Autoritet Pyjor

Gjykata Themelore , Prizren

Monitoruar nga Lorik Kabashi

11:31 / 28 Janar 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Izet Osmanaj, inxhinier i pylltarisë pranë Autoritet Pyjor të Kosovës.

Drejtësia Sot, njofton se këtë kërkesë prokuroria ia ka parashtruar Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prizren, për shkak se i lartcekuri dyshohet të jetë përfshirë në kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas kërkesës, i dyshuari sipëcekur me datë 27 janar 2022 në cilësinë e personit zyrtar – si përgjegjës, përkatësisht inxhinier i pylltarisë pranë Autoritetit Pyjor në kuadër të Komunës së Prizrenit vepron në kundërshtim me kërkesën e Drejtorisë së Shërbimeve Publike të kësaj komune, e cila kishte kërkuar që drunjtë e prerë në parkun e qytetit të Prizrenit, duhej të dërgoheshin në hapësirat e Shërbimit të Pylltarisë, por i njëjti nuk e përfill kërkesën në fjalë me ç’ rast vëllimin prej 60 metër kub të drunjëve ia jep një kompanie private.

I njëjti duke vepruar në këtë mënyrë, dyshohet të jetë përfshirë në kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Drejtësia Sot, ekskluzivisht në orët e para të mëngjesit ka raportuar për këtë rast:

Monitorues: Lorik KABASHI