Në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore të Ferizajit, përsëri shtyhet shqyrtimi gjyqësor ndaj zyrtarit të komunës së Shtimes, Dimitrije Raciceviq, i akuzuar për korrupsion, raporton Drejtësia Sot.
Dimitrije Raciceviq akuzohet për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe veprës penale “shkelje e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”.
Kryetarit të trupit gjykues Ibrahimi Idrizi njoftoi se për shkak të angazhimeve të tij me një rast tjetër nuk ka mundur të mbajë seancën e sotshme, dhe atë e ka shtyer për datë të pacaktaur.
Ndryshe, sipas aktakuzës, Dimitrije Raciceviq akuzohet se si Drejtor i Drejtorisë për Planifikim, Rindërtim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit në Komunën e Shtërpcës, nuk kishte kishte përmbushur detyrën e tij zyrtare duke i shkaktuar dëm personit tjetër, në këtë rast V.S.
Aktakuza sqaron se i akuzuari nuk i kishte lëshuar leje ndërtimi të demtuarit edhe përkundër faktit se ky i fundit i kishte plotësuar të gjitha kushtet për leje ndërtimi në një parcelë në vendin e quajtur “Orlovica”.
Kjo kishte ndodhur në atë mënyrë që ai me dashje nuk kishte kryer detyrën e tij zyrtare, duke i kërkuar të dëmtuarit që të plotësonte edhe disa kushte të tjera e të cilat nuk iu janë kërkuar pronarëve të tjerë në parcelat e tjera në afërsi të të dëmtuarit.
Drejtësia Sot ka raportuar edhe më herët për këtë rast
Lajmet në fokus