Pranë, Gjykatës Themelore në Prizren, ka dështuar të mbahet gjykimi ndaj ish-inspektorit të ndërtimtarisë në Komunën e Prizrenit, Nexhmedin Musliu, i cili po akuzohet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”
Drejtësia Sot, raporton se shkak për mos mbajtje të këtij gjykimi ishte mungesa e të akuzuarit, Musliu dhe mbrojtësve të tij, avokatëve Blend e Gent Gjini, ndërsa mungesën e tyre nuk e kishin arsyetuar, edhe pse të njëjtit ishin ftuar me ftesë të rregullt nga ana e gjykatës.
Ndërsa në këtë seancë gjyqësore, të pranishëm ishin prokurorja e shtetit, Ervehe Gashi, si dhe përfaqësuesi i autorizuar i Komunës së Prizrenit, avokati Blerim Mazreku.
Pas kësaj, kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Raima Elezi vendosi që ndaj të akuzuarit Nexhmedin Musliu të lëshohet urdhëresë për sjellje me forcë, ndërsa për mbrojtësit e të akuzuarit do të njoftohet Oda e Avokatëve, për faktin se të njëjtit kanë munguar edhe në disa seanca tjera duke mos e arsyetuar mos prezencën e tyre, kurse seanca e radhës u caktua me datë 08 mars 2022 në ora 09:00.
Vlen të përmendet se ish-inspektori i ndërtimit Musliu, po akuzohet që duke vepruar në cilësi të personit zyrtar, nuk ndërmerr veprime kundër mbindërtimit pa leje në rrugën e “Muhaxherëve”, duke i shkaktuar dëm Komunës së Prizrenit dhe dëmtuar infrastrukturën e qytetit në zonën “Qylhan”.
Drejtësia Sot, ka raportuar edhe më parë lidhur me këtë rast:
Monitoruar nga Leutrim MAKSHANA
Lajmet në fokus