Ndalohet pronari i një kompanie në Gjilan, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Gjykata Themelore , Gjilan

Monitoruar nga Ronita Halimi

13:36 / 19 Janar 2022
[supsystic-social-sharing id="1"]

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se pas një hetimi disa mujor, në bashkëpunim me Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në Gjilan, ka ndaluar të dyshuarin M.I., pronar i kompanisë “Arch Design”, i kontraktuar nga Komuna e Gjilanit, për mbikëqyrjen e punimeve të palestrës së sporteve në fshatin Zhegër, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, raporton Drejtësia Sot.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, dyshohet se i njejti, në cilësi të mbikëqyrësit të punimeve të palestrës së sporteve në fshatin Zhegër, që nga data 12 Korrik 2017 deri më 03 Dhjetor 2020, ka pranuar si pozicione të kryera, punë të pa kryera në vlerë rreth 66.000 (gjashtëdhjetegjashtë mijë) euro, duke e dëmtuar buxhetin e Komunës së Gjilanit, ndërsa kompanisë “Vision Project/Dino-SHPK”, i ka siguruar përfitim material në shumën e lartëcekur.

Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afatit ligjor do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Monitoruese: Ronita Halimi